Jordi Alba: Ky është sezoni më i mirë në karrierën time

555
Sigal

Jordi Alba ka befasuar me deklaratën e tij.

Barcelona zhvilloi një fund sezoni zhgënjyes, mbrojtësi i majtë thotë se është shumë i kënaqur në aspektin individual.

“Është një kohë mjaft e vështirë për mua dhe për të gjithë. Tani duhet të rikuperohemi fizikisht” ka thënë Alba.

“Unë do të doja ta përfundoja sezonin në një mënyrë tjetër, duke fituar titujt. Ne jemi mësuar të fitojmë, por historia tregon se nuk është e lehtë” vijoi ai.

“Në nivel personal, është sezoni më i mirë që kam pasur në karrierën time, përjashtuar dy ndeshje” përfundoi mbrojtësi spanjoll.

Jordi Alba ka pasur një sezon mjaft të mirë, duke u përshtatur në mënyrë fenomenale me Lionel Messin.