Javë kërcënimesh me plumba! Në Peshkopi si në ’97-ën

666
Të shtunën u luajtën të gjitha ndeshjet e javës së 20-të të Kategorisë së Parë, ku përpos rezultateve që u arritën, e veçanta më skandaloze erdhi nga Peshkopia. Në ndeshjen Korabi-Vllaznia B, që për të dyja këto skuadra kishte rëndësi të veçantë për mbijetesë, ka pasur shumë tension, ndërsa pas takimit, nga Vllaznia B janë dhënë deklarata dhe janë lëshuar akuza për kërcënim me plumb. Dhe ai që e ka bërë këtë akt, është Presidenti i Korabit, Fehmi Mziu, i cili e risolli live memorien e gjithkujt që e ka përjetuar futbollin e vitit 1997, kur kishte “kavalierë” që “rastësisht” mbani në brez pistoleta, e në shpinë automatikë. Trajneri Ervis Kraja, mediatikisht e ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin e Korabit, për ofendime të bëra prej tij gjatë gjithë ndeshjes ndaj stafit teknik të Vllaznisë dhe lojtarëve. Sipas tyre, fjalori i Mziut dhe uzurpimi i fushës prej tij e i zyrtarëve të tjerë dibranë, kanë qenë kërcënim, fillimisht për kapitenin e Vllaznisë B, Enes Isufin, të cilit i ka thënë vetë Mziu, se: “Të fus plumbin!”. Por, për t’u bërë më e besueshme skuadra shkodrane, për këtë rast duhet të flasin edhe zyrtarët e kësaj ndeshjeje, pasi kështu, futbolli po i humbet vlerat sportive, më shumë ai bëhet pjesë e kronikës së zezë. Kjo nuk mund të ndodhë, sidomos në Peshkopi, ku skuadra pati një përvojë një-vjeçare edhe në Kategorinë Superiore. Gjithsesi, një rast që, jo vetëm duhet ndëshkuar disiplinarisht, por edhe sportivisht, pa futbollin e plumbave.
GRUPI A
Grupi A/ Paly-off
Rezultatet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Kastrioti-Dinamo 2-1
Egnatia-Besëlidhja 1-0
Erzeni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Kastrioti 20 26
2. Egnatia 20 18 
2. Erzeni 19 16 
4. Besëlidhja 20 13 
5. Dinamo 19 12 

Grupi A/ Play-out
Rezultatet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Besa-Burreli 2-2
Korabi-Vllaznia B 1-0
Tërbuni pushim

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Korabi 20 15 
2. Besa 20 15
3. Burreli 20 14 
4. Vllaznia B 19 10 
5. Tërbuni 19 10 

Grupi B/ Paly-off
Rezultatet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Bylis-Pogradeci 1-1
Tirana-Tomori 2-1
Apolonia pushim

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Tirana 20 29
2. Bylis 20 25 
3. Apolonia 19 16 
4. Pogradeci 20 15 
5. Tomori 19 13 

Grupi B/ Play-out 
Rezultatet-Java e 20-të
Datë 17 mars 2018
Shënkolli-Shkumbini 1-0
Iliria-Naftëtari 0-0
Turbina pushim

RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1. Shënkolli 20 18
2. Iliria 20 14 
3. Shkumbini 20 11 
4. Turbina 19 8 
5. Naftëtari 19 5 
Sigal