Java e tretë, më shumë ndeshje me ditë, pak me drita

518
Dje, para ndeshjes Partizani-Kukësi 0-0, FSHF-ja publikpoi në faqen zyrtare të saj, kalendarin e javës së tretë të Kategorisë Superiore. Ajo që veçohet në këtë javë, janë oraret, pasi tre ndeshje fillojnë në orën 14:00, dhe dy të tjerat në orën 17:00. Pra, nuk do të kemi në këtë javë oraret si në Spanjë dhe Itali, por ata që do të duan ta ndjekin këtë kategori, do ta kenë mundësinë në dritën e diellit. Java e tretë do të hapet me ndeshjet e së shtunës në orën 14:00, kur Lushnja do të presë Kamzën në “Loni Papuçiu” të Fierit, ndërsa Luftëtari do të presë Vllazninë në Gjirokastër. Ndërkohë që, ndeshje më e veçantë e kësaj jave, dueli Skënderbeu-Partizani, do të luhet po të shtunën në Korçë, në orën 17:00. Ndërsa Kukësi do të luajë të dielën , pret të dielën në drekë Laçin në fushën e vet, në një duel shumë të komplikuar. Ndërsa java do të mbyllet me sfidën e orës 17:00 mes Teutës dhe Flamurtarit
Ndeshjet-Java e tretë
E shtunë, 23 shtator 2017 
Luftëtari-Vllaznia 14:00
Lushnja-Kamza 14:00
Skënderbeu-Partizani 17:00
E dielë, 24 shtator 2017
Kukësi-Laçi 14:00
Teuta-Flamurtari 17:00
Sigal