Java e 31-të fillon me derbi dhe mbyllet me duel mbijetese

494
Sektori i Garave në FSHF ka përcaktuar kalendarin e javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Sipari i javës së 6 nga fundi do të ngrihet nga derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit që do të luhet ditën e premte në orën 19:00.
Më pas të shtunën dhe të dielën do të luhen nga dy ndeshje. Në orën 16:00 të së shtunës do të zbresin në fushë Vllaznia ndaj Korabit dhe Kukësit ndaj Laçit, ndërsa në të njëjtën orë të nesërmen Luftëtari do të përballet me Skënderbeun.

Në orën 19:00 të së dielës do të luhet ndeshja e fundit mes Teutës dhe Flamurtarit, një sfidë direkte për mbijetesë.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E premte, 28 prill 2017
19:00 | Tirana – Partizani (“Selman Stërmasi”)
E shtunë, 29 prill 2017
16:00 | Vllaznia – Korabi (“Loro Boriçi”)
16:00 | Kukësi – Laçi (“Zeqir Ymeri”)
E diel, 30 prill 2017
16:00 | Luftëtari – Skënderbeu (“Gjirokastra”)
19:00 | Teuta – Flamurtari (“Niko Dovana”)
Sigal