Japonia dhe Senegali, 4 gola për 1 pikë

488
Sigal

Në “Ekaterinburg Arena” u luajt sfida e vlefshme për Grupin H mes Japonisë dhe Senegalit, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me golat e shënuar nga Mane (11’) dhe Inui (34’).

Senegali kaloi i pari në avantazh në pjesën e dytë. Wague në të 71’ me një gjuajtje të fortë brenda zone shënon golin e dytë për afrikanët.

Por rezultati barazohet sërish. Honda në të 79’ i harruar i lirë në zonë nuk e ka të vështirë ta shtyjë topin në rrjetë, 2-2.

Deri në fund ky rezultat nuk ndryshon dhe të dy skuadrat ndajnë nga një pikë, duke u ngjitur në kuotën e 4 të tillave.

Ndeshja tjetër e këtij grupit do të luhet në orën 20:00 mes Polonisë dhe Kolumbisë.