Jahmir Hyka sërish vendimtar në Izrael, 2 shqiptarët vulosin fitoren e Netanya

468
Jahmir Hyka ka qenë sërish vendimtar për ekipin e tij në kampionatin izraelit.
Sigal

Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit luan për Maccabi Netanya në Izrael dhe këtë fundjavë shënoi një nga dy golat e fitores që i japin ekipit vendin e dytë duke e afruar edhe më shumë me pjesëmarrjen në Ligën e Europës.

Goli i parë i takimit u shënua nga një tjetër lojtar me kombësi shqiptare, Fatos Beqiraj, i cili shënoi golin e parë.

Aktualisht Netanya mban vendin e dytë në renditje dhe kur nga fundi kanë mbetur edhe 3 javë, ekipi i Hykës ka mundësi mjaft të mira për të siguruar pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.