Sigal

Klubet e futbollit kanë paguar gjatë vitit 2018 komisione për agjentët (menaxherët) në shumën e 483 milionë eurove. Kjo bëhet me dije nga një raport i FIFA-s, i publikuar nga “Palco 23”. Rritja vjetore në këtë drejtim është në masën 22.5%, duke dyfishuar shumën e paguar në vitin 2014. Anglia dhe Italia janë vendet që kanë paguar më së shumti për ndërmjetësimin në transfertat e futbollistëve. Futbolli spanjoll ka rënë në vendin e pestë.

Studimi i FIFA-s nuk jep emra të klubeve, transferimeve apo agjentëve, por zbulon se në nëntë “transaksione”, ndërmjetësi mori më shumë se 10 milionë dollarë komisione. Pagesat për menaxherët janë bërë në rastin e 466 transfertave. Vetëm në 619 “operacione” të tjera, agjenti që mori pjesë nuk mori asnjë komision.

96% e të tilla “operacioneve” kryhen në Europë, me Anglinë si udhëheqëse të padiskutueshme, sipas studimit të FIFA-s. Futbolli spanjoll është moderuar në vitin 2018 dhe ka rënë në vendin e pestë në këtë aspekt, duke paguar komisione prej 25.9 milionë euro për transfertat.

Për më tepër, raporti vë në dukje se në përqindje, transfertimet me ndërmjetës, që veprojnë në emër të klubit, te blerjet kanë rënë për të dytin vit radhazi, nga 7.6% në 7.3% të totalit. Nuk është për t’u habitur që Anglia udhëheq shpenzimet për komisionet, pasi është edhe vendi që investon më shumë çdo verë në merkaton e transferimeve në futboll.