Ja kur do të hidhet shorti i Champions League, hiqet rregulli i golit në fushën kundërshtare

220
Sigal

Shorti i fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve do të mbahet të hënën (13 dhjetor) në Nion të Zvicrës në orën 12:00.

Tetë fitueset e grupeve do të jenë në Vazon 1 dhe 8 ekipet e renditura të dyta në Vazon 2.

Kokat e grupeve do ta luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi.

Sfidat e vajtjes do të mbahen në datat 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ato të kthimit në datat 8/9/15/16 mars. Të gjitha takimet do të luhen në orën 21:00.

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales do të mbahet të premten më 18 mars.

Në shortin e 1/8-ave do të mbahen të ndara skuadrat që vijnë nga i njëjti vend dhe që luajtën në të njëjtin grup.

Për të mos u harruar këtë sezon është ndryshimi i rregullores: Nuk do të vlejë më avantazhi i golave të shënuar në fushën kundërshtare.

Shembull: Nëse një ekip humbet 3-1 në transfertë dhe fiton 2-0 në shtëpi, shkohet në shtesë dhe më pas penallti.

Finalja do të zhvillohet më 28 maj në “Gazprom Arena” të Shën Pjetërburgut.