Ja çfarë ka ndodhur me gjyqtarin e ndeshjes Shqipëri-Izrael

692
Sigal

E mbani mend Deniz Ajtekin? Ai është padyshim një ndër gjyqtarët më të urryer të tifozëve shqiptarë.

Gjermani u bë protagonist në një nga ndeshjet më të diskutuara të Kombëtares shqiptare, atë ndaj Izraelit të zhvilluar në “Elbasan Arena”, ku kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 0-3.

Një rezultat befasues, ndërkohë që Gjimshiti dhe Berisha u ndëshkuan me karton të kuq.

Dy penallti kundra, si dhe shumë vendime të diskutueshme në dëm të Kombëtares shqiptare, e shndërruan gjermanin Ajtekin në një “armik”.

41-vjeçari ka lënë pas bëmat e tij, teksa së fundmi është zgjedhur nga Federata Gjermane e Futbollit, si “Arbitri i Vitit” për sezonin që sapo lamë pas.

Pavarësisht çmimit, Ajtekin, tregohet i sinqertë teksa në një intervistë për mediat e pohon, se në karrierën e tij kurrë nuk ka drejtuar një ndeshje në mënyrë perfekte.

Kujtojmë që gjermani prodhoi jo pak polemika edhe në ndeshje Barcelona-PSG, ku spanjollët arritën të triumfonin me rezultatin 6-1, duke përmbysur disfatën e sfidës së parë dhe duke kaluar më tej.