Izolohet me 6 muaj dhe gjobitet 45 mijë Euro peshëngritja shqiptare

421
Federata Shqiptare e Peshëngritjes merr një tjetër goditje të rëndë nga Federata Ndërkombëtare e Peshëngritjes duke u pezulluar me kusht me një vit nga të gjitha aktivitetet dhe gjobitur me 45 mijë Euro.
Kushti qëndron në faktin, se nëse Shqipëria do të paguajë gjobën brenda 6 muajsh atëherë do t’i hiqen të gjitha penalitetet, por nëse gjoba nuk paguhet, atëherë situata komplikohet akoma më shumë, pasi dënimi shtrihet edhe një vit tjetër. Po pse u dënua Shqipëria?
Për shkak të tre rasteve me doping vitin e kaluar në Botërorin e Kazakistanit, konkretisht të Romela Begajt, Daniel Godellit dhe Hysen Pulakut, të cilët u gjetën fajtor për përdorim të substancave të ndaluara duke u zhveshur nga titujt dhe dënuar me nga dy vite, ndërsa Pulaku 4, pasi e kishte të përsëritur. 
Sigal