Italia shkërrmoq Turqinë me rezultatin 0-3 në ndeshjen hapëse të ‘Euro 2020’

200
Sigal

Ka përfunduar ndjesha hapëse e kompeticionit futbollistik, ‘Euro 2020’ midis Turqisë dhe Italisë në stadiumin ‘Olimpico’ të Romës. Ndeshja u dominua e gjitha nga “të kaltrit” e Mançinit, të cilët e fituan me rezultatin 0 – 3. Të dy teknikët kishin hedhur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm dhe luftuan deri në momentin e fundit për 3 pikëshin, të cilin në përfundim e morën italianët.

Goli parë erdhi pas një gabim në repartin defenziv nga mbrojtësi turk, i cili luan për ekipin e ‘Juventusit’, Mehdi Demiral duke shkaktuar kështu një autgol. Paraqitje fantastike nw fushwn e lojws pati nga Imobile dhe Insinje të cilët udhëhoqën Italinë drejt fitores me këtë të parin, që shënoi golin e dytë dhe asistoi të tretin. Me këtë fitore Italia blindon vendin e parë në Grupin A dhe pret e qetë rezultatin e ndeshjes midis Uellsit dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet sot në orën 15:00.