Italia planifikon rihapjen e stadiumeve

228
Sigal

Europiani 2020 është projektuar për të filluar në qershor të këtij viti, teksa UEFA ka arritur të bindë disa vende organizuese që të hapin dyert e stadiumeve në  një masë të caktuar tifozësh.

Së fundmi, ka qenë Italia ajo që ka i “hapur rrugën” UEFA-s, që një kërkesë e tillë të bëhet realitet. Sipas “ANSA”, ditën e sotme, Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, ka dërguar një letër në federatën e futbollit italian, ku është arritur në një përfundim që të lejohet futja e një numri të caktuar tifozësh në ndeshjet e Europianit që  UEFA ka planifikuar të luajë në Itali.

UEFA ka planifikuar qe dy prej ndeshjeve të grupeve dhe një ndeshje çerekfinale të luhen në stadiumin e Romës, “Stadio Olimpiko”. Tani pritet të zyrtarizohet gjithçka, me federatën e cila letrën e ministrit do ta dorëzzojë tek zyrat e UEFA-s.