Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit sportiv

2134
Sigal

 

Moisi Dalipi: Na mori malli për zërin e Ismet Bellovës. Pas Mazrekut, ai mbetet figura më popullore. Fëmijëria dhe karriera 62 -vjeçare me sportin

Speciale nga Moisi Dalipi

Ismet Bellova, legjenda e mikrofonit sportiv

Pas të madhit dhe të paharruarit Anton Mazreku, pa asnjë dyshim, Ismet Bellova është një legjendë  më vete e mikrofonit sportiv shqiptar. Një histori e gjatë dhe e bukur e karrierës   gati 62 -vjeçare  e këtij njeriu  pasionant dhe plot kulturë për sportin dhe qyetarinë  shqiptare. Zëri tij i veçantë dhe plot kolorit letrar, ka mbetur si një shembëlltyrë e veçantë për tërë  opinionin sportiv shqiptar. Edhe sot kur profesor Bellova ka lënë pas 86- vjetët, në çdo komunikim, qoftë dhe telefonik me të, do dëgjosh atë zë krejt karakteristik dhe orgjinal, me të cilin ai është prezantuar në vite dhe dekada me dëgjuesit e shumtë të Radio –Tiranës, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kushdo që ka kërkuar të hedhë në rreshtat e gazetave, por dhe dokumetarët e shumtë përkushtuar kësaj figure të plotë që të ngjall vetëm respekt dhe mirënjëohje, përsëri në vetevete e ndien se nuk i ka dhënë dhe vendosur  të gjitha në vendin  e vet për të madhin dhe legjendën Ismet Bellova. Edhe ne nxënësit e hershëm të tij, kur  duam të hedhim në letër diçka në formë mirënjohje për kujdesin dhe përkrahjen e tij  më shumë se prindërore, na pengon ajo nostalgji  e kujtesës se ndoshta nuk i kemi thënë të gjitha për  legjendën e mikrofonit sportiv Ismet Bellovën. Gjithsesi,  vetë jeta, fisnikëria dhe kultura e këtij njeriu të vjen në ndihmë për t’u ndierë ndryshe në mendime me dëshirën e mirë se ndoshta ke thënë  në kohën e duhur diçka më shumë për  këtë  njeri të  mirë  që ka lidhur tërë jetën me sportin dhe në shërbim të sportit.

Fëmijëria dhe  dashuria për sportin

Ismet Bellova është  lindur  më 1 qershor të 1934  në Tiranë,  në atë familje dibrane që kishte ardhur në kryqytetin shqiptar  në vitin 1932. Vitet e fëmijërisë tij në lagjen e “Dibranëve” nuk kanë asgjë të veçantë nga të tjerët, kur Shqipëria e sapo dalë nga lufta kishte përpara shumë probleme për  të zgjidhur. Që fëmijë në moshën 10-vjeçare, Ismeti do harrohej me orë të tëra me shokët  e lagjes pas lojës me topin e futbollit. Rrugicat dhe sheshet e lagjes ishin terrenet sportive të improvizuara në fusha futbolli. Por shpejt njeriu i dashuruar pas sporteve në ato vite i paharruari Petrit Caslli,  e nxiti që t’i përkushtohej  disa disiplinave në sport si atletikë , pinpong, dhe volejboll,  hendboll, por me përparësi futbollin. Duke u bërë  pjesë e rretheve sportive të ish shtëpisë të pionerëve  në Tiranë, djaloshi  shkollës 7 -vjeçare “Hasan Prishtina”, i nxitur dhe nga  ish- futbollistët Zyber Lisi (Fagu) dhe Enver Maçi,  do vazhdojë shkollën e mesme të fiskulturës “Vojo Kushi”. Të gjitha llojet e sportit janë pjesë e pasionit të tij, por volejbolli kishte diçka më shumë  të  veçantë  dhe tërheqëse për të kur luante me  mjeshtërat  e këtij sporti, si  Vangjel Koja, Andon Kona, dhe Pëllumb Pelivani. Por në kujtimet e tij Bellova thotë: -“Sado që u përpoqa, nuk  arrita në nivelin dhe lartësinë e këtyre mjeshtrave të volejbollit shqiptar. Kjo ishte  dhe një arsye më shumë të mos vazhdoja më tej me këtë sport. Kështu në ato vite nuk u bëra sportist i niveleve të larta me gjithë dëshirën e  mirë dhe të madhe,  si shumë shokë të mi të atyre viteve. Fati im ishte shënuar gjetiu …”

Njohja dhe ndarja me Anton Mazrekun 

Shkolla e mesme e fiskulturës “ Vojo Kushi” e njohu me mësuesin e gjeografisë  të Institutit, atë  që hodhi  themelet e gazetarisë dhe komenteve radiofonike sportive, Anton Mazrekun. Ky njeri me atë tingull të veçantë të të  folurit, me atë kulturë të gjerë dhe plot përkushtim për sportin, do bëhej  për plotë  19- vjet deri në 1969,  udhërrëfyesi dhe motivuesi i Ismet Bellovës në mikrofonin sportiv. Në  vazhdim të kujtimeve të tij, Ismet Bellova shprehet: “Kur ishin aksionet e rinisë, ku shkonim nëpër hekurudha, nëpër orët e lira shokët më kurdisnin që të bëja transmetime të improvizuara. Të gjitha këto m’i nxiti mësuesi im i parë, Anton Mazreku, që ishte ylli i emisioneve sportive, që unë i dedikoj gjithçka. Ky ishte mësues gjeografie në Institut, por e kishte për zemër mikrofonin dhe është themeluesi i radiotransmetimit të futbollit shqiptar”. Dhe dita e shumëpritur për të qenë përpara magjisë të mikrofonit erdhi. Ka qenë  29 nëntor 1950,  në ndeshjen finale të Kupës të Republikës ‘Dinamo’ –‘Partizani’, kur Ismet Bellova  kishte vetëm  gjashtë muaj që kishte mbushur 16- vjeç. Me emocionet që të japin provime të tilla, nxënësi i të madhit Anton Mazreku,  do ngjiste shkallët e stadiumit “Qemal Stafa”  për të qenë në kabinën e trasmetimit me  atë që  dhe sot e quan profesorin e tij. Duke dashur  ta sjellë sot atë ditë shumë të veçantë të jetës tij në mikrofon, edhe pse kanë kaluar 70-vjet, legjenda Ismet Bellova  kujton: “Profesori,  si fillim më porositi të bëja kujdes, sepse na dëgjonin të gjithë. Kisha emocione, madje dhe dridhesha. Ai dinte si t’i m’i largonte emocionet. Më porositi shumë herë si duhej të flisja, sa larg mikrofonit të  rrija, si duhej të ndiqja ndeshjen, për shënimet që duhej të mbaja, të kisha kujdes numrat e lojtarëve dhe emrat e tyre. Ajo ndeshje ka qënë leksioni im i parë  nga profesori  im  Mazreku. Në një moment kur unë nuk e prisja, më  afroi mikrofonin dhe  me zë të ulët më tha: “vazhdo tani …” Disa sekonda  mbeta pa fjalë, por e kappa veten dhe fillova trasmetimin. Atë ditë luhej një ndeshje madhe. Ka  fituar “Dinamo”: 1-0 dhe Kupën. Kam pasur fatin që të jem në ato 10 minuta trasmetim pjesë e një feste të bukur sportive. Ishte dita më e bukur e jetës time! Ishte realizimi një ëndërre të madhe! Kisha  hedhur hapin e parë. Mazreku më lavdëroi. U ndjeva mirë. Më tha isha mrekulli dhe u entuziazmua shumë  për mua. Dhoma e tra nsmetimit m’u duk si një kullë e fildishtë! Në Komitetin e Sportit  profesori ishte shprehur se gjeta pasardhësin tim” – mbyll rrëfimin e tij  me sytë që i njomen nga nostalgjia Ismet Bellova. Pikërisht këtu nis “fluturimi”  i legjendës të mikrofonit sportiv. Çdo javë transmetime të ndeshjeve të futbollit  në valët e Radio –Tiranës. Në vitin 1953-1954 me përfundimin e Institutit të Fiskulturës punon si përgjegjës i sportit në Dibrën e tij të dashur, duke ngritur disa lloje sporti. Megjithëse larg, ai do gjente mënyrën  që të mos ndahej nga mikrofoni sportiv dhe Anton Mazreku,  sa herë herë vinte në Tiranë. Kryerja e shërbimit ushtarak  e lidh më shumë  me klubin e “Parizanit”. Trajner atletike dhe më vonë dhe kryetrajner, si dhe mësues fiskulture në shkollën “Skënderbej”. Kështu, lidhjet  me Anton Mazrekun janë  më të afërta dhe më forta. Paralelisht Ismet Bellova, do  shkruaj dhe në gazetën sportive si dhe do  jetë bashkëpunëtor i Radio-Tiranës për “Rubikat Sportive”. Dhe  plot 19- vjet sëbashku me Anton Mazerkun, me atë zë  magjik  do të bënin për vete me mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Skuadrat e kryeqytetit “Partizani” , “Dinamo” , “17 Nëtori”, “Spartaku”, dhe më vonë  dhe “Shkëndija”, dhe “Tekstilisti”,  në përballjet e tyre  për kampionat dhe Kupë  me skuadrat e rretheve, ishin në  foksusin e transmetimeve radiofonike. Çdo të shtunë dhe të diel të gjithë të mbërthyer pas aparateve të radios jetonin me emocionet që përcillnin me aq  bukuri dhe kolorit këta dy  “mësuesit e parë ” të fjalës  të lakuar sportive. Ajo ditë e gushtit  e vitit 1969, kur është ndarë nga jeta Anton Mazreku, ka qenë  nga  ditët më të vështirat për Ismet Bellovën që  kujton: –“ E mbaj mend mire, shumë mirë atë ditë të trishtë. Kam qenë në Shkodër me shërbim, për të shoqëruar  dy trajnerë kinezë  që do të punon  aty. Ju duket  disi e tepërt ta them, por kanë ardhur dhe më kanë marrë me helikopter  për në Tiranë, për të marr pjesë në varrimin e tij. Në ceremoninë e varrimit ka folur  ish- ministri Thoma Deliana. Ju bë një vlerësim i madh. Ai mbetet  guri themelit për gazetarinë dhe komentin sportiv shqiptar. Kjo është dhe  ndarja jonë.”

Shkolla  e komentit sportiv “Ismet Bellova”

Pas ndarjes nga jeta  të Anton Mazrekut, i përkushtuari për sportin, Ismet Bellova, do të vazhdojë fortë punën e nisur me trasmetimet e ndeshjeve në Radio-Tirana. Pranë tij  afrohen  radiokronistët e ardhshëm sportivë si, Veli Rada, Aleko Gjergo, Fatmir Mneri dhe Ymer Kurti. Me shumë kujdes, me shumë kulturë dhe qytetari, Ismet Bellova do ti ndihmojë dhe përkujdesej për ta për të qenë në nivelin e kërkuar. Por jo vetëm kaq, por në vazhdim të traditës të Mazrekut, komentatori  njohur Ismet Bellova, do të organizojë dhe trasmetojë për shumë vite, çdo  të diel në mbrëmje “Rubikën Sportive” me rezultatet dhe komentet nga ndeshjet e futbollit. Bashkpunëtorët e tij, si Bujar Qesja nga Durrësi, Namik Mehmeti dhe Ymer Stërniqi nga Shkodra , Fejzulla Dollia dhe Fatmir Efica nga Kavaja, Sefedin Allkja  nga Elbasani, Petrit Spaho  dhe Vladimir Gjela nga Korça, Vlash Pambuku nga Berati, Pandeli Fype nga Kuçova, Pandeli  Pano  dhe  Moisi Dalipi nga Vlora, Fred Fico dhe Piro Qiqi nga Gjirokastra, e të tjerë  do ishin bashkëpunorët e tij më afërt të këtij emisioni. Pikërisht nga ky grupim  do dilnin dhe radiokronistët  e ardhshëm nga rrethet, të cilët që nga 3 tetori 1983, do përbënin dhe bazën kryesore për ngritjen dhe fuksionimin e emisionit radiofonik “Nga njëra ndeshje në tjetrën” me moderator  Ahmet Shqarrin. Dhe në krye të kësaj “brigade” do të ishte si gjithmonë  Ismet Bellova, Këshillues, tepër  njerëzor dhe me kulturë profesor Bellova  do ti bëjë vend respektit dhe mirënjohjes për të gjithë bashkëpuntorët dhe kolegët e tij të rinj. Dhe i tillë ka mbetur ky njeri i dashuruar fortë  pas mikrofonit sportiv, sa  dhe radiokronistët  sportiv që kanë ardhur në vitet e më vonshme si Rrok Preçi, Isuf Myrtaj, Mikel Mbricaj, Arbër Emiri, Romeo Xinxifi, Alban Alushi,Tanush Latifi, Ermal Muskaj,  e të tjerë  e të tjerë thuajse janë në gjurmët e shkollës të   të kometit “Ismet Bellova”. Dhe ndodh kështu sepse të gjithë kemi  ç’të mësojmë nga modeli i mirkofonit sportiv të Ismet Bellovës.

Nëntë mijë ndeshje  dhe komente sportive 29 nëntor 1950 -28 nëntor 2012. Kjo është korniza e viteve ku Ismet Bellova ka shkruar fortë bukur “biografinë” e  tij të mikrofonit sportiv. Nga  një llogari  që bëhet (edhe pse jo shumë e sakët, sepse nuk ka një ditar për këtë gjë) ,  shifra kërkon të thotë se janë diku 9 mijë ndeshje futbolli  dhe komente sportive  të trasmetura nga ana e tij në 62 vjet. Një shifër rekord  kjo që  pa asnjë dyshim e vendos Ismet Bellovën  në rradhët e më të mirëve në rrafshin evropian dhe më tej se kaq. Punë, pasion dhe përkushtim  profesional. Brenda këtyre ndeshjeve janë me dhjetëra skuadra dhe qindra  futbollistë  të lakuar në trasmetimet dhe komentet e tij sportive në vite dhe dekada. Ndeshje të shumta kampionati, Kupe, të spartakidave të ndryshme,  për Kupat e Europës  dhe ato Ballkanike, ndeshje të  ekipit tonë kombëtar, brenda dhe jashtë vendit  dhe takime pune me personalitete deri të nivelit botëror, janë një  “pasuri” plot vlera  që  ka arshivur në  karrierën e tij të  gjatë dhe të papërsëritshme Ismet Bellova.

 “Ty të ndaloi, por jo Ismet Bellovën”

Në  2 korrik  të vitit 1990, djali vogël i Ismet Bellovës, ish futbollisti dhe baskebollisti ‘Dinamos’, Edi Bellova, u bë pjesë e shumë qytyetarëve që hynë në ambasadën gjermane në Tiranë. Paradoksi kohës dhe i ish sistemit komunist që këtë “tradhëti” ndaj atdheut  bëri ta gjejë “fajtorin” tek i jati, tek komentatori njohur Ismet Bellova. Plotë gjashtë muaj  qëndroi  legjenda e mikrofonit sportiv pa  transmetim dhe komente në Radio-Tirana. Madje dikush kishte dhënë urdhër që: “Ismet Bellova të mos lejohet të  hyjë në ambientet e Radio-Tiranës.” Në një prej këtyre ditëve,  Ismet Bellova që nuk dinte gjë për këtë urdhër, bëhet gati si zakonisht të hyjë në ambientet  e Radio –Tirënës.  Ish- drejtori që e pa  i dha urdhër punonjësit të policisë të mos lejonte. Polici nuk e zbatoi urdhërin duke i thënë: -“Ty  shoku drejtor të ndaloj, por jo Ismet Bellovën. Ai ka lindur këtu dhe do të vdesë këtu ….”

“Na mori malli për zërin  e Ismet Bellovës”

Në ndeshjet derbi të kryqytetit, ‘Partizani’ –‘Tirana’ të zhvilluar më 13 dhjetor 2019, në stadiumin “Air-Albania”, Departamenti Sportit në R.T.SH. i dhuron një suprizë  të bukur Ismet Bellovës. Me idenë e Fatmir Mnerit dhe drejtimin  moderator të Erga Krujës, drejtori Pano Xhixho,  vendos që meqënse është ndeshja derbi e parë në këtë stadium të ri, fillimin e transmetimit të ndeshjes për Radio-Tiranën, ta bëjë  Ismet Bellova. Një gjetje e bukur kjo, dhe pse  profesori i mikrofonit kishte shtatë vjet që për shkak të moshës nuk kishte transmetuar më ndeshje.  -“E kam pranuar me kënaqësi këtë ftesë dhe u mundova të bëja më mirën” – thotë profesor Bellova. Në fakt kështu ndodhi dhe gjithçka në ato pak minuta doli  një gjë e bukur”. Por  këto minuta transmetimi  kanë bërë që staticenët e sportit të hyjnë në diskutime, se cili është  data dhe  viti që  ka mbyllur karrierën  e tij me mikrofonin sportiv Ismet Bellova më 28 nëntor 2012, apo 13 dhjetor 2019?  Si do që bëhet zgjidhja, më mirë se kushdo tjetër e tha një tifoz futbolli kur atë ditë u shpreh: -“Na mori  malli  për zërin e Ismet Bellovës!”

Skeda Ismet Bellova

Datëlindja: Në Tiranë, më  1 qershor 1934.

Arsimimi:  Të lartën ILKF “Vojo Kushi”, në vitin 1960.

Profesioni: Mësues i edukimit fizik, gazetar, komentator futbolli në Radio-Tirana.

Statusi: I martuar me Mjeshtren e Merituar të Sportit, Bukuroshe Shtiza.

Fillimet në sport: Në vitin 1948 (atëherë edhe kampion i vendit për të rinj në pingpong)

Fillimi në transmetimet radiofonike sportive: Më 29 nëntor 1950, ‘Dinamo’-‘Partizani’ 1-0, finalja e Kupës së Shqipërisë.

Tituj, çmime e dekorata: “Mësues i Popullit” Urdhri “Naim Frashëri” Klasi I; Urdhri “Naim Frashëri” i Artë; Urdhri i Punës Klasi I; “Nderi i Sportit Shqiptar”; “Urdhri Olimpik”; “Mirënjohja e Tiranës”; “Nderi i Sportit Dibran”, “Kalorësi Urdhërit  të Flamurit”.

Nderime: Në vitin 2004 u krijua çmimi “Ismet Bellova” në gazetarinë sportive; Çmimi i Karrierës në TVSH; dy herë Çmimin “Anton Mazreku”; Mikrofoni i Artë në TVSH.