Ismet Bellova: Jam partizan për Dukën, ka kontribut në progres

754
Edhe pse ai mban mbi shpinë 83 vite, Komentatori Ismet Bellova nuk bënte diferencën me moshën. Përkundrazi, thuajse të gjithë e përshëndetnin “Si jeni Profesor”, por dhe i uruan jetë të gjatë. Ndërsa për gazetën “Telegraf”, Bellova foli edhe për kandidimin e Armand Dukës e Bashkim Finos për postin e Presidentit në FSHF, ku sipas tij, Duka ka më shumë kontribute në futboll, në raport me Finon.”Unë jam partizan i Dukës, sepse ka bërë shumë për futbollin shqiptar në këto 16 vite. Le të kujtojmë se ku ishte selia e FSHF-së në vitin 2002 kur ai u zgjodh për herë të parë president, dhe ku është sot. Jemi dëshmitarë të progresit dhe të kontributit të tij në administratën e futbollit tonë, me kulm pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian. Për Finon kam respekt, por them se, për futbollin mund të kontribuojë më shumë edhe si politikan. Kështu do të ishte më mirë për personalitetin e tij”.
Sigal