Ish-shoku i skuadrës ëndërron të luajë për Gatusso-s: Nuk i them kurrë jo

636
Sigal

Ka mjaftuar një vizitë në Milano për t’i ndezur edhe një herë dëshirën e jashtëzakonshme Pato-s për t’u rikthyer në klubin që e bëri të famshëm, Milani, që tashmë drejtohet nga Genaro Gatusso, ish-shok skuadre i brazilianit për disa vite.

Në një intervistë për “Gazetta dello Sport” Pato ka deklaruar: “Pronarët janë nga Kina dhe unë kam krijuar një lidhje me ta. Pastaj dihet që jam i dashuruar me Milan dhe qytetin e Milanos, nuk mund t’i them kurrë jo mundësisë për t’u rikthyer në ‘San Siro’.”

Emri i sulmuesit brazilian, si një përforcim për kuqezinjtë, ka nisur që qarkullojë në ditët e fundit: “Unë kam edhe një vit kontratë këtu në Kinë, por në futboll kurrë nuk mund të thuash kurrë. Nëse shoku im Gattuso do të më telefonojë për të më këshilluar ndonjë sulmues, unë do t’i jap emrin tim, padyshim…”

28-vjeçari Pato ka luajtur me Milan nga janari 2007 deri në janarin 2013 duke koleksionuar 51 gola në 117 ndeshje të luajtura në të gjitha veprimtaritë. Aktualisht ai luan me Tianjin Quanjian në Kinë, ku në 27 ndeshje ka shënuar 17 gola.