Ish-mesfushori i Juves nuk bind me performancën, Barcelona e nxjerr në shitje

198
Sigal

Barcelona ka vendosur të nxjerrë në shitje mesfushorin boshnjak, Miralem Pjaniç, pas vetëm një sezoni të kaluar në Spanjë.

Miralem Pjaniç u cilësua si një transferim me shumë bujë tek skuadra e Barcelonës, ku u pa si zëvendësuesi perfekt i mesfushorit Ivan Rakitiç që u transferua atë verë tek Sevilja, por gjatë këtij sezoni nuk ka treguar vazhdimësi dhe për ketë arsye Barcelona ka vendosur ta nxjerrë në shitje.

Pjaniç ishte pjesë e një marrëveshje që transferoi dhe mesfushorin brazilian, Arthur Melo në Torino, me këtë të fundit që ka treguar lojë më të mirë duke arritur të fitojë vendin e titullarit tek ekipi bardhezi. Mesfushori boshnjak nuk është në planet e trajnerit Kuman, i cili kohët e fundit ka hedhur sytë nga mesfushori i Liverpool, Wijnaldum.