Ish-legjenda e Interit kritik me vendimin për Konten: Nuk arrij të kuptoj si mund t’i jepet 7,5 milionë euro një personi që…

210
Sigal

Ish-kampioni i botës me Italinë në vitin 1982 dhe ish-legjenda e Interit, Alesandro Altobeli i intervistuar nga mikrofonat e “Rai Radio 2”, ka komentuar largimin e Antonio Kontes nga zikaltërit ku thotë se drejtuesit nuk duhej t’i jepshin 7,5 milionë euro një personi që donte të largohej:

“Ishte e qartë që nuk i kishin dhënë garancitë e duhura për të qëndruar. Por ajo që nuk kam kuptuar janë ato 7,5 milionët e eurove në drejtim të Kontes.

Ai kishte edhe një vit kontratë dhe të ishte larguar dhe kaq, pa milionat e eurove të prishjes konsensuale të kontratës.

Nuk arrij ende ta kuptoj si mund të jepet një shifër e tillë një personi që e kishte vendosur për tu larguar.”