Ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës ndahet nga jeta në moshën 34-vjeçare

36
Sigal

Në moshën 34-vjeçare është ndarë nga jeta ish-futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ivan Çelikoviç.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit të futbollit Shkëndija, njoftim në të cilin njoftim po ashtu është bërë e ditur se jetë ka ndërruar edhe ish-lojtarit Haqim Memedi i cili ka vdekur në moshën 70-vjeçare.

“Përcjellim me pikëllim lajmin e ndarjes nga jeta të dy ish-anëtarëve të Shkëndijës, Haqim Memedi (70 vjeç) dhe Ivan Çelikoviç (34 vjeç). Ngushëllojmë familjet Memedi dhe Çelikoviç për humbjet e tyre të dhimbshme. Të dy do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Faleminderit për kontributin dhe pasionin që sollën në dy periudha të ndryshme në klub. Qofshin të qetë në paqen e përjetshme.”, thuhet në njoftimin e skuadrës.

Çelikoviç ka qenë pjesë e Shkëndijës në vitet 2017-2018, ndërsa ka luajtur edhe me Lokomotivën e Zagrebit. Së fundmi ishte pjesë e NK Konavljanin, skuadër që luante në kategorinë e tretë kroate.