Isco refuzon largimin nga Real Madrid në janar

153
Sigal

Mesfushori i Real Madridit, Isco është duke refuzuar të gjitha ofertat për këtë muaj.

29-vjeçari ka pranuar disa top oferta, përfshirë Fiorentinën, por preferon t’i qëndrojë besnik skuadrës madrilene edhe për këta gjashtë muaj.

Isco beson se ka më shumë shanse për kalimin te një skuadër e madhe, kur të jetë agjent i lirë, pavarësisht faktit që zhvillon shumë pak minuta.

Ancelotti ishte optimist në fillim që t’i besonte spanjollit, sidoqoftë duke marrë parasysh formën e lartë të treshes Modric-Kroos-Casemiro, ndërsa rezervë janë dyshja Camavinga dhe Valverde.

Ndërkohë, Real Madrid tashmë ka vendosur të mos i ofrojë mundësinë e rinovimit Iscos, derisa e njëjta vlen edhe për Gareth Bale.