Intervista/ Prof.Dr. Mehmet Spahiu: Me rezultatet e papritura, mëndja të shkon tek e “keqja”!

Prof.Dr. Mehmet Spahiu analizon shtatë javët e luajtura në Abissnet Superiore

Agron KAJA

“Surprizat janë gjëja më e bukur në futboll, sepse krijojnë  emocion. Por kur ka rezultate që na duken të papritura, mëndja na shkon edhe tek ndonjë trukim i mundshëm. Futbolli shqiptar ka qenë i përfshirë në këto forma”

Referuar 34 ndeshjeve në shtatë javët e luajtura në Abissnet Superiore 2023-2024, çfarë përshkrimi teknik keni?

Sigal

Ka edhe çudira. Më kanë bërë përshtypje disa ndeshje që unë iu vendos pikëpyetje.  Surprizat janë gjëja më e bukur në futboll, sepse krijojnë emocion. Por kur ka rezultate që na duken të papritura, mëndja na shkon edhe tek ndonjë gjë e “keqe”.

Në të gjitha këto ndeshje, cilat mendoni se janë shfaqur si dukuri pozitive dhe negative?

Me nisjen e kampionatit, mendova se Tirana e Partizani do kishin diferenca me të tjerat. Por duke iu referuar shtatë javëve, ato kanë treguar oshilacione, ku Tirana ka çaluar dhe Partizani ka treguar diferenca. Kështu edhe Kukësi me Vllazninë.

Janë shënuar 91 gola në këto shtatë javë, e mendoni si mesatare normale  për këtë kategori?

Në shtatë javë, duket se shënimi i golit është pozitiv, sepse në futboll spektakël është goli dhe ata duhen vlerësuar. Por po i referohem përsëri Tiranës, e cila në shtatë javë ka bilanc negativ, e po kështu disa skuadra që synojnë zonën “Final 4”.

Në kreun e tabelës së renditjes kanë “humbur” skuadrat e kryeqytetit, çfarë mendoni se ka ndodhur?

Kur më sipër e veçova si dukuri negative situatën tek Tirana, këtu kasha parasysh edhe atë “humbje” që ju e përmendni. Partizani ka një justifikim, sepse ka dy ndeshje më pak dhe ka treguar diçka më mirë. Për Dinamon, duhet kohë të kolaudohet lojtar-trajner.

Premiera e Mirel Josës te Laçi rezultoi pozitive, mendoni se ndryshoi diçka  në këto 90 minutat e para?

Çdo trajner kur shkon në një ekip, për një-dy-tre ditë nuk ndryshon dot asgjë. Gjithsesi, në rastin e Josës, Laçi ka patur një çlirim psikologjik të lojtarëve, sepse ai është një trajner me përvojë që të inspiron. Largimi i Shehit ishte i pritshëm.

Në shënimin e golave, kurba ka ardhur në rënie nga java në javë, çfarë tregon kjo dukuri?

Nisja në dy-tre javët e para me bollëk golash, më shumë ka efektin e fillimit. Ndërsa tani lojtarët e skuadrat më shumë fokusohen te kampionatizmi (të marrë pikë) se sa të shënojnë. Luhatjet do jenë prezente deri në fundin e kampionatit.

Edhe dy javë dhe mbyllet faza e parë, cili është parashikimi juaj për renditjen?

Duke qenë se skuadrat kanë shumë afërsi me pikë, do të ketë lëvizje të tjera në renditje. Kjo është një renditje e pastabilizuar, duke qenë se edhe rezultatet kanë qenë të papritura. Nga kreu në fund, faza e parë mund të mbyllet me lëvizje të reja në renditje.

 

ABISSNET SUPERIORE

NDESHJET, JAVA 8

Të premten, 6 tetor 2023

Egnatia-Dinamo             14:00

Të shtunën, 7 tetor 2023

Vllaznia-Tirana              14:00

(Luhet në “Kukës Arena”)

Të dielën, 8 tetor 2023

Laçi-Skënderbeu            14:00

Partizani-Kukësi             18:00

Teuta-Erzeni                  18:00

RENDITJA

Skuadrat             Nd     Pikë

1.Egnatia              7        13

2.Skënderbeu        7        12

3.Laçi                   7        10

4.Tirana                6        10

5.Vllaznia             7        9

6.Partizani            5        8

7.Erzeni                7        8

8.Teuta                 6        8

9.Dinamo City      7        7

10.Kukësi             7        7

 

Mbaron “jetëgjatësia” bardheblu e Shehit, opsion te Partizani

 

TROFETË E SHEHIT NË DREJTIMIN E TIRANËS

Në sezonin 2021-2022 Kampion në Abissnet Superiore, në vitin 2022 fitues i SuperKupës së Shqipërisë.

BILANCI I SHEHIT NË GJASHTË NDESHJE

Fitore 3, Barazime 1, Humbje 2, Golat 10:10 (Nuk ka luajtur me Partizanin, e vlefshme për javën e 6-të).

TRAJNERËT E LARGUAR NË KËTË SEZON

Stavri Nica (Laçi); Rrahman Hallaçi (Kukësi); Skerdi Bejzade (Laçi); Diego Longo (Teuta); Orges Shehi (Tirana).

Largimet e trajnerëve të Abissnet Superiore, kryesisht në fillimin e kampionatit, nuk janë fenomene të reja në këtë kategori. Ndërkohë që në këtë sezon janë pesë trajnerë që janë shkarkuar, ndërsa largimi faktik i Orges Shehit nga stoli bardheblu  është bërë dje, dhe zyrtarisht ai nuk do të jetë më në krye të stolit të Tiranës, të cilën e drejtonte që nga janari 2021, ku fitoi Kampionatin e sezonit 2021-2022 dhe Superkupën 2022. Tashmë pritet që Presidenti Refik Halili të vendosë një emër tjetër, të ri ose të vjetër për stolin e Tiranës, ku mediatikisht deklarohen Ernest Gjoka me Egbo. Në javën e 8-të, Tirana luan nesër në Kukës me Vllazninë dhe Shehi ka dalë si opsion për stolin e Partizanit, ku pritet të largohet Zekiç. Por Tirana e bllokon: “Do zbatojmë kontratën, është i pezulluar”!

TË FUNDIT NGA KOMBËTARJA

Sot lista anti-Çeki, për Armand Brojën s’ka dilemë

LISTA E MUNDSHME E KOMBËTARES

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati; Mbrojtësa: Arlind Ajeti, Berat Gjimshiti, Ardian Ismajli, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Frederik Veseli, Ivan Balliu; Mesfushorë: Nedim Bajrami, Kristian Asllani, Keidi Bare, Ylber Ramadani, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Odisa Rroshi, Arbnor Muçolli; Sulmuesa: Sokol Cikalleshi, Jasir Asani, Arbnor Muja, Ernest Muçi, Myrto Uzuni, Taulant Seferi, Mirlind Daku, Armando Broja. Trajner: Silvinjo

Deri më 12 tetor që Shqipëria do të ndeshet me Çekinë në “Air Albania”, sulmuesi Armando Broja pritet të rekuperohet plotësisht. Javën e kaluar ai u aktivizua me Çelësin, madje shënoi edhe gol. Edhe takimi që trajneri Silvinjo bëri me të në Londër, duket se japin sinjale pozive për aktivizimin e tij në përballjen me çekët, një sfidë që vlen kualifikimin e Shqipërisë në “Euro 2024”. Në listën e shumëpritur që shpallet sot për lojtarët që do jenë të gatshëm në duelin ndaj Çekisë më 12 tetor, Broja është numri një i sulmit, repart të cilin trajneri Silvinjo kërkon ta konsolidojë atë edhe më shumë. Sulmuesi nuk është në formën e tij më të mirë pas dëmtimit, por ai do jetë i gatshëm për të qënë protagonisti kuqezi.