Intervista/ Përparim Daiu: Partizani-Vllaznia, përballlje kampionësh për Kupën

133
Sigal

INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” Përparim Daiu, ish-futbollist i Partizanit dhe i Kombëtares

Nga Agron Kaja

 

“Rezultatet e takimeve të para natyrisht që do kenë ndikim, por po e ritheksoj se te Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia do të jenë më të vështira parashikimet, nisur nga rezultate e ndeshjeve të para, sepse këto janë skuadra që prodhojnë futboll”

 

Sot dhe nesër luhen ndeshjet e dyta të fazës 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë, ku mbetet kualifikimi në dyshim?

Mendoj se, nisur nga rezultatet e takimeve të para, në dyshim do mbetet kualifikimi në sfidën Laçi-Egnatia. Por unë edhe sfida Partizani-Vllaznia do të jetë shumë e hapur për kryeqytetasit, edhe pse shkodranët e kanë fituar 3-1 takimin e parë.

Do të kenë ndikim rezultatet në ndeshjet e para të këtij turi?

Rezultatet e takimeve të para natyrisht që do kenë ndikim, por po e ritheksoj se te Partizani-Vllaznia dhe Laçi-Egnatia do të jenë më të vështira parashikimet, nisur nga rezultate e ndeshjeve të para, sepse këto janë skuadra që prodhojnë futboll.

Ku e mendoni se do të luhet ndeshja më e vështirë për kualifikim në turin tjetër?

Partizani-Vllaznia është përballje kampionësh dhe historia ka treguar se Partizani ka ditur të përmbysë rezultate në Kupë. Në vitin 1986 humbëm në Shkodër 1-2 dhe e përmysëm në Tiranë ndeshjen e kthimit. Edhe këtë here e besoj një përmbysje të tillë.

Nëse i referohemi historisë, Tirana kryeson me 16 dhe Partizani me 15 Kupa të fituara, mund të presim një finale mes tyre?

Edhe mund të ndodhë. Duke e menduar Tiranën të kualifikuar pasi ka fituar 4-1 në takimin e parë, do të doja të isha i kujdesshëm për takimin Partizani-Vllaznia. Nëse kualifikohet, një finale Tirana-Partizani do ta zbukuronte shumë Kupën e Shqipërisë.

Kupën e parë e ka fituar Tirana 1938 dhe të fundit Vllaznia 2022, do ishte e bukur edhe një finale mes tyre?

Një finale e tillë do të zbardhet pasi të mbyllet sfida mes Partizanit e Vllaznisë. Ka edhe një mundësi për këtë përballje, duke menduar se skuadra shkodrane nesër do të ketë disa mungesa të lojtërëve titullarë që mund të favorizojnë kualifikimin e Partizanit.

Janë luajtur 25 javë në kampionat, si e shikoni situatën në Abissnet Superiore?

Edhe në Kampionat unë shoh si favoritë për titullin Tiranën dhe Partizanin. Janë shumë pranë me pike, por mendoj se do të vuajnë shumë deri në fund për të qenë njera prej tyre skuadër kampione. Kush do gabojë më pak do jetë kampion.

Nisur nga renditja, mendoni se janë përcaktuar skuadrat e kreut dhe ato në fundin e renditjes?

Kreu mendoj se ka katër skuadra: Tirana e Partizani janë më shumë pranë titullit, dhe Vllaznia me Egnatian që do të synojnë një vend që të çon në Europë. Në fund, Kastriotin e mendoj të rënë nga kategoria, Bylisi ka shance mbijetese.

Në Kategorinë e Parë janë 11 skuadra që kanë luajtur edhe në Superiore, kanë treguar këto nivel superior me skuadrat e tjera?

Në këtë kategori nuk ka patur shumë disnivel, edhe për faktin se aty luajnë shumë skuadra që kanë luajtur në Superiore, madje kanë dalë edhe kampionë. Por ecuria e të gjithave do të varet nga fitoret jashtë fushe dhe eliminimi i gabimeve që kanë bërë në ndeshjet e kaluara.

Më 27 mars Kombëtarja luan me Poloninë ndeshjen e parë në Grupin E të Europianit, si e shikoni të start?

Një ndeshje miqësore do t’i vlente shumë trajnerit Silvinjo dhe vetë skuadrës sonë Kombëtare. Kemi në përbërje lojtarë profesionistë dhe mendësitë që do të fusë trajneri, besoj se do sjellin një rezultat pozitiv që do të vlente shumë për vazhdimësinë.

 

KUPA E 71-të E SHQIPËRISË

Ndeshjet, faza e 1/8-ve

Takimet e para

Kastrioti-Tirana              1-4

Teuta-Kukësi                  2-0

Egnatia-Laçi                   0-0

Vllaznia-Partizani           3-1

Takimet e kthimit

Datë 14 mars 2023

Tirana-Kastrioti              13:00

Kukësi-Teuta                 13:00

Datë 15 mars 2023

Laçi-Egnatia                   13:00

Partizani-Vllaznia           16:00

LIBRI ARTË

Skuadrat    Fitues          Finalist

KF Tirana   16                10

Partizani     15                8

Dinamo       13                6

Vllaznia      8                  8

Flamurtari   4                  8

Teuta          4                  6

Besa            2                  6

Laçi             2                  2

Kukësi        2                  2

Elbasani      2                  1

Skënderbeu 1                  6

Apolonia     1                  –

KATEGORIA E PARË

Klodian Arbri: Tomori i “dënuar” për vendet e kreut

Klodian Arbri e ka vitin e dytë që drejton skuadrën e Tomorit, dhe në punën e tij është munduar që të ketë një skuadër të stabilizuar. Në bisedë për gazetën “Telegraf” ai tregoi se, si Bashkia, ashtu edhe Presidenti i Klubit, Gramoz Toto, i kanë dhënë mbështetje serioze skuadrës. “Në këtë sezon kemi krijuar një ekip më të konsoliduar, duke u mbështetur kryesisht në element të rinj që ti shërbejnë një perspektive pozitive skuadrës. Këtu do veçoja ndihmën serioze të Bashkisë e kryetarit Ervin Demo, si edhe përkushtimin e Presidentit të klubit tonë, Gramoz Toto, të cilët së bashku na kanë motivuar që synimi ynë për tu renditur në vendet e kreut të tabelës, gradualisht të bëhet realitet. Kemi dy ndeshje në fushën tonë dhe këtu besoj se do arrijmë maksimumin”, kështu deklaroi tekniku beratas për ecurinë e skuadrës së tij në këtë sezon.

Dritë-hijet pas javës së 19-të

Apolonia ka trazuar renditjen me fitoren 2-3 në transfertë ndaj Dinamos. Së pari, është larguar nga zona në fundin e renditjes duke u afruar në zonën play-off, ndërsa Dinamo mbetet në vendin e tretë në ndjekje të Skënderbeut dhe Flamurtarit që mbajnë dy vendet e kreut. Dritëhijet: Humbasin Flamurtari, Dinamo, Korabi dhe Tomori pjesë e 6 skuadrave të para, ndërsa fitoret e Orikut e Lushnjes e bëjnë më të fortë luftën për mbijetesë.

 

NOTI / Trajneri Sadik Mema, Mjeshtër i Madh, tregon se do fitojë trofetë e këtij viti

FSHN-ja na mbështet fuqishëm

“Është për t’u përmendur edhe një fakt, të cilin unë e quaj edhe shumë serioz. Sepse Federata Shqiptare e Notit (FSHN) ka qenë në krye të të gjitha angazhimeve që ka noti shqiptar. Na kanë krijuar mundësi që të gjitha aktivitetet, kombëtare dhe ndërkombëtare, të ketë masivitet e cilësi. Kjo është një nxitje me notin shqiptar, krahasuar me situatën e një dekade më parë. Por edhe mbështetja që FSHN-ja i jep Shoqatës së Veteranëve të Notit mbetet risi”.

Noti shqiptar ka ecuri të mirë

“Mendoj se ecuria e Notit shqiptar ka qenë e mirë. Sepse është rritur shumë konkurrenca ndërmjet ekipeve dhe notarëve, fakt që tregohet qartë nga rezultatet që janë arritur, të paktën në dekadën e fundit. Dhe përveç Akademisë së Notit “Te Stela”, edhe Tirana, Partizani, Teuta, Vllaznia, apo edhe Butrinti kanë qenë protagonistë në gjithçka që është arritur. Por duhet thënë se rezultatet kanë qenë të kufizuara edhe për faktin se nuk ka pishina për stërvitje gjithëvjetore”.

 

Akademia e Notit “Te Stela”, shkollë për notin shqiptar

Nga Agron Kaja

Për Akademinë e Notit “Te Stela” stërvitshmëria e notarëve ka qenë periodike, edhe pse kushtet e motit dimëror nuk kanë qenë shumë të favorshëm. Por sipas Mjeshtrit të Madh, Kryetrajnerit Sadik Mema, po punohet me të gjitha ekipet që të përsëritet suksesi i vitit të kaluar që u renditën në vendin e parë në pjesën më të madhe të grupmoshave, që ishin në aktivitet. “Duke u bazuar në punën tonë, nga viti në vit synimet dhe objektivat e Akademisë së Notit “Te Stela” kanë ardhur në rritje, kjo edhe për faktin se rezultatet kanë qenë cilësisht në progress të dukshëm. Në 12 vite që kjo akademi konkurron në të gjitha veprimtaritë kombëtare e ndërkombëtare, janë fituar 145 kupa dhe janë thyer rreth 700 rekorde kombëtare”. Kështu e nisi bisedën me gazetën “Telegraf” Kryetrajneri Sadik Mema, i cili më pas veçon edhe bashkëpunimin teknik professional të trajnerëve në të gjitha moshat e nivelet, të cilin ai e quan veçori që ka ndikuar në progresin e skuadrave dhe të notarëve. “Në akademinë tonë punojnë disa trajnerë, të shkolluar dhe shumë punëtorë. Do veçoja Eduard Canen, i kualifikuar profesionalisht që me punën e përkushtimin e tij i ka dhënë cilësi e ritëm ekipit të të rinjve e të rriturve (M-F). rezultatet tona ne i shikojmë edhe në një këndvështrim tjetër, sa professional aq edhe real. Sepse ne të gjithë instruktorët e trajnerët i kemi ish-kampionë dhe të shkolluar profesionalisht, si Bozgo, Mara apo Alikaj”. Në 12 vite që Akademia e Notit “Te Stela” ka hyrë në tregun e veprimtarive kombëtare e ndërkombëtare të Notit, realisht notarët e saj kanë qenë baza e ekipeve kombëtare për meshkuj e femra, fakt që Kryetrajneri Mema e mbështet edhe në një tregues tjetër të funsionimit të kësaj akademie. “Që nga muaji nëntor 2011 e deri më sot, notarët e Akademisë së Notit “Te Stela” kanë qenë baza e ekipeve tona kombëtare, si për meshkuj ashtu edhe për femra në të gjitha nivelet. Në akademinë tonë ne kemi sistemin më të plotë të funksionimit të një shkolle noti. Ndoshta këtu duhet që të përqëndrohemi edhe më mirë në vazhdimësi, sepse periodikisht te ne ushtrohen rreth 100 notarë për meshkuj e femra”. Kjo panoramë e tillë e përshkruar nga Mjeshtri i Madh, Kryetrajneri Sadik Mema, tregon aktualitetin e progresin e akademisë në stërvitshmëri dhe në rezultate (M-F).

 

“Në akademinë tonë punojnë disa trajnerë, të shkolluar dhe shumë punëtorë. Do veçoja Eduard Canen, i kualifikuar profesionalisht që me punën e përkushtimin e tij i ka dhënë cilësi e ritëm ekipit të të rinjve e të rriturve (M-F)”

 

  1. Akademia e Notit “Te Stela” është krijuar në muajin nëntor 2011 me të gjitha ekipet e moshave (M-F)
  2. Në Akademinë e Notit “Te Stela” janë rreth 100 notarë (M-F) që ushtrohen periodikisht gjatë vitit
  3. Në 12 vite, notarët e Akademisë së Notit “Te Stela” (M-F) kanë thyer 700 Rekorde Kombëtare në 12 vite
  4. Notarët e Akademisë së Notit “Te Stela” (M-F), kanë fituar 145 kupa në veprimtaritë ku kanë marrë pjesë

 

AKTIVITETET KOMBETARE 2023

Aktiviteti              Grup mosha         Datat          Vendi

Kamp. Dimëror F  Deri 14 vjeç          1-2 Prill       Tiranë

Kamp. Kombëtar  Rinj&Rritur           22-23 Prill   Tiranë

Kupa Shqipërisë    Rinj&Rritur          28-29 Qershor Tiranë

Kamp. Kombëtar  Rinj&rritur           17-18 Korrik Tiranë

Kamp. Kombëtar  Fëmijë 14 vjeç       2-3 Shtator  Tiranë

Maratona Komb.   Open                     12 Shtator   Sarandë

Mbarëkombëtari   Kupa Pavarsia       25 Nëntor    Tiranë

Kupa Perspektiva  “Klavio Meça”      16 Dhjetor   Tiranë