INTERVISTA/ Për një analizë në futbollin shqiptar të Superiores, flet për “Telegraf” specialisti i futbollit Eduard ZHUPA

691
Sigal

 

 

Liga
Profesioniste, koncepti ndryshe i funksionimit të futbollit

 

Nga Agron KAJA

 

Duke
qenë larg futbollit të elitës, aktualisht ku është përqendruar karriera
profesionale e Eduard Zhupës?

Unë ju
falënderoj që më drejtoheni për një mendim teknik në futbollin shqiptar të
kohës, njëherësh e quaj edhe një kontribut të përbashkët në rritjen e nivelit të
futbollit tonë. Aktualisht drejtoj e menaxhoj Akademinë e Futbollit “Edi Zhupa”
me fëmijë të moshave nga 10 deri në 13 vjeç.

Jemi
në fundin e muajit dhjetor me mot të ftohtë e të lagësht, sa e favorizojnë këto
kushte atmosferike lojën e futbollit?

Në një mot të
tillë dhe me ndeshje që po luhen në tre-katër ditë, është normale që të ulen
bioritmet në organizmin e futbollistëve. Deri në muajin shkurt do të ketë një rënie
të nivelit fizik të futbollistëve, prandaj edhe stërvitjet duhet që të jenë më
konkrete, sepse forma e tyre është marrë.

Nga
përvoja juaj si ish-lojtar dhe ish-trajner në të gjitha nivelet e futbollit
shqiptar, sa interes keni pasur për ta ndjekur në këtë periudhë?

Unë të gjitha
ndeshjet që shoh në stadium apo në ekranin e televizorit, gjithmonë mundohem që
të jem në këndvështrimin e një specialisti futbolli. Në këto 15 javë kam
ndjekur live një ndeshje çdo javë e të
gjitha të tjerat të televizion, duke menduar se të gjitha këto javë të luajtura
i kam “prekur” për çka kanë dhënë.

Duke
qenë se ju i keni ndjekur të 15 javët, si mendoni se po e menaxhon garën e
Superiores FSHF-ja, kur ka mangësi në arbitrime, ka energji elektrike të
munguar apo tifozeri të dhunshme?

Nga ana e FSHF-së,
mendoj se duhet të menaxhohet më mirë e gjithë gara, jo vetëm në ato elementë që
e përmendët ju në pyetjen tuaj. Një menaxhim ndryshe, detyrimisht kërkon
krijimin e Ligës Profesioniste të futbollit në Shqipëri, e cila do të shmangte
federatën nga disa detyrime extra, për ta marrë kjo ligë në dorë futbollin e
klubeve të elitës. FSHF-ja merret më shumë me Kombëtaren, ndërkohë që Liga me
klubet merret me garën në Superiore.

Kur
kemi ngjarje jo fort të pranueshme si largimi i energjisë elektrikë në
stadiume, tregojnë këto për nivel të ulët në lojën e futbollit superior?

Në aspektin
sportiv, kur fiken dritat në stadium gjatë zhvillimit të një ndeshjeje,
psikologjia e lojtarëve, por edhe e trajnerëve nuk mundëson një vazhdimësi
normale si në nisje. Së pari se nuk dihet koha kur rikthehet energjia, së dyti
se gjatë kësaj errësire organizmi i lojtarëve bie fizikisht e moralisht, e së
treti trajnerët nuk kanë asnjë mundësi rigjenerimi për lojtarët. Në aspektin
organizativ, mendoj se FSHF-ja duhet të jetë më taksative me klubet që luajnë
me energji elektrike, që të kenë linjë të dytë të furnizimit me energji.

Deri
më tani janë luajtur 15 javë me 75 ndeshje, çfarë dukurie do të veçonit në
përgjithësi, jo vetëm për rezultatet e fiksuara?

Nga një këndvështrim
i shpejtë, profesionalisht mendoj se rivaliteti i skuadrave në vendet e kreut të
renditjes është i përafërt, ndërsa te skuadrat që përbëjnë grupin e pjesës së
poshtme në renditje, ka pasur më shumë probleme në tregues të veçantë të lojës.
Por, duhet të presim zhvillimin e merkatos dimërore për një konfigurim të përafërt
se ku mund të shkojnë skuadrat deri në mbylljen e kampionatit.

Si
një ish-trajner, si e shikoni ritmikën e Superiores, në krahasim me sezonin e
kaluar në këtë periudhë?

Futbolli i kohës
kërkon që të rritet më shumë cilësia e kohës kur ke kualitete, por duke qenë se
menaxhimi i tyre nuk bëhet i studiuar, dhe buxhetet që kanë skuadrat nuk kanë
nivele të larta, atëherë nuk mund të themi se ka ndonjë ndryshim më cilësor nga
e njëjta periudhë e sezonit të kaluar.

Dhe,
nisur nga renditja aktuale e Kategorisë Superiore në 15 javë, sa reale duket
ajo në raport me atë që kanë dhënë skuadrat?

Të gjitha
skuadrat kanë marrë pikë, madje disa edhe më shumë se sa mendohej, por të
gjitha nuk kanë bindur në lojë. Në shumë ndeshje luhatet kurba e ngarkesës së
lojës dhe orientimi saj bëhet në nivele të ulëta.

Pse
ndodh sipas jush që në tre-katër javët e fundit shënohen pak gola?

Unë mendoj se
mungon shumë efikasiteti në veprimet sulmuese, e për më shumë, mungon realisht lojtari
“gol” në çdo skuadër. Për të qenë një skuadër më afër golit, veç reparteve të
tjera, duhet të ketë në dispozicion katër futbollistë të tillë dhe dy prej tyre
ti ketë në fushë në çdo moment të lojës.

Mund
ta quajmë këtë situatë shënimi golash si një “pit stop” të sulmuesve?

Në fakt, jo
vetëm stina e dimrit që ndikon në shënimin e golit, por edhe psikologjia e
lojtarit ndryshon kur ai nuk shënon periodikisht. Vërtet që kualiteti i një
sulmuesi matet me golin, por kur ka arsye fizike e psikologjike, goli ka atë që
ju po e quani “pit stop”.


këto 15 javë të Superiores janë larguar edhe disa trajnerë nga drejtimi i
skuadrave, janë të vlefshme këto në mesin e garës?

Unë jam
gjithmonë kundër ndryshimit të trajnerëve brenda një sezoni. Sepse filozofia e
një trajneri nuk shpaloset asnjëherë në mesin e sezonit. Një trajneri i duhet
5-6 muaj që ta futë skuadrën në ritmin e garës, ndërsa i duhen të paktën dy
vite që projekti të ketë rezultat konkret. E gjithë kjo tregon se me trajnerët
veprohet shumë gabim, si në anën teknike, ashtu edhe në atë morale të
trajnerit.

Dhe
në merkaton e janarit, ju mendoni se do të kemi vetëm lojtarë që do të synohen,
apo edhe trajnerë?

E përmenda më
sipër se kur duhet që një trajner të largohet, veç ndonjë emergjence që deri
tani në Superioren tonë nuk ka ndodhur. Merkato e dimrit ka specifikën e saj se
nuk është aq e vlefshme për skuadrën sepse nuk mund të vijë ndryshimi i madh në
këtë periudhë, Mandej, te ne nuk ka kushte të larta financiare për të blerë lojtarë
të mirë që të bëjnë diferencën në lojë dhe në rezultat.

Janë
arbitrat në ritmin e garës së Superiores, apo po e përballojnë në nivel më të
ulët teknik?

Nga FSHF-ja ka
një rifreskim të arbitrave, pasi kemi parë që edhe me stemën e FIFA-s janë afruar
të rinj që kanë tregua se kanë seriozitet e të ardhme në gjykimin e ndeshjes.
Por, do më shumë kohë për formën e tyre të mirë, se më e mira asnjëherë nuk
mund të pretendohet. Për rritjen e tyre profesionale, nuk duhet vetëm
përgatitje fizike, por edhe analiza teknike në video matës.


disa ndeshje, tifozeritë kanë shfaqur elementë të dhunës në stadiume, janë
raste këto që dalin jashtë logjikës së ndjekjes së lojës së futbollit në
Shqipëri?

Dhuna nuk mund të
ketë vetëm një element, tifozin. Jo, dhe unë mendoj se janë disa detyrime të
tjera me këtë grupim që kanë munguar në Shqipëri, si kartat e regjistrimeve,
bashkëpunimi me klubet dhe policinë. Futbolli në koncept është një festë
sportive në shkallët e stadiumit, në respekt të atyre që luajnë në fushën e
lojës, dhe kështu duhet menduar e vepruar.

Kur
shohim që në raste të tilla ka dënime të tifozëve, sa vlen për t’u luajtur e për
t’u parë një ndeshje e Superiores pa tifozë dhe në fushë të huaj?

Tifozi është
treguesi më i mirë i një ndeshjeje futbolli dhe vlerat e saj bëhen më specifike
kur kanë peshën dhe aromën e tij në shkallët e stadiumit. Tifozët në stadium
janë moral për lojën dhe dënimi i tyre nuk vlen në këtë aspekt. Më shumë duhen pasur
në vëmendje masat paraprake e organizative ndaj tyre.

Nesër
më 14 dhjetor do të luhet java e 16-të e Kategorisë Superiore, çfarë do të
sugjeroni me këtë ngjeshje të kalendarit nga FSHF-ja

Unë nuk mendoj
se është FSHF-ja që e bën këtë kalendar, sepse ajo e bën çdo lëvizje që në
formatimin e tij dhe në bashkëpunim të plotë me klubet. Ata ankohen në këtë
periudhë, por sipas meje ata e kanë përshtatur programin stërvitor që në start
dhe nëse ankohen, veten e tyre dëmtojnë.

Çiftet
e javës së 16-të, si do t’i përcaktoni?

Të gjitha
ndeshjet kanë veçoritë e tyre, sepse çdo skuadër ka synimet e saj që natyrisht
janë të kundërta me çdo kundërshtar e rival. Të gjitha janë çifte të forta, por
nëse do të veçonim nga renditja dhe nga historia e skuadrave, natyrisht që
Tirana-Skënderbeu mund të quhet si kryesfida e javës. Edhe Partizani në Vlorë
do të ketë vështirësi, ndërsa ndeshjet e tjera 
i japin prioritet Kukësit ndaj Korabit, Vllaznisë ndaj Laçit dhe Luftëtarit
ndaj Teutës.

Duke
e parë këtë Kategori Superiore mes atyre çka trajtuam në këtë bisedë, ju e
mendoni një kampionat më të mirë me 12 apo me 14 skuadra?

Në këndvështrimin
tim, nëse do të kishim më shumë kualitete tek skuadrat, mundet që të kishim në
përbërje 14 të tilla, por duke qenë se ato mungojnë, më mirë është ky format me
10 skuadra.

 

KOMBËTARJA

Kombëtarja po
kalon një situatë që unë e quaj normale, pas pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian.
E duke qenë në këtë situatë, unë mendoj se duhet të punohet më shumë për
Kampionatin Evropian 2020, pasi në grupin G të këtyre eliminatoreve për Botërorin
2018, as që nuk mund të mendohet një kualifikim. Pas humbjes me Izraelin, gjithçka
është vështirësuar

 

 

Eduard Zhupa/ Datëlindja:
4 tetor 1963

Vendlindja:
Tiranë/ Arsimimi: ILKF “Vojo Kushi”

Sporti që ka
ushtruar: Futboll

Pozicioni në
fushën e lojës: Mesfushor-sulmues

Skuadrat ku ka
luajtur: Partizani 1982-1984, Dinamo 1985-1986, Shkëndija 1986-1987, Partizani
1987-1991, Apolon Smirni, Greqi 1991-1993, Kalithea, Greqi 1993-1995, PAO
Pirgos, Greqi 1996-1997

Tituj e trofe të
fituara: Kampion me Dinamon 1985-1986; Kupën e Shqipërisë me Partizanin
1990-1991

Me Kombëtaren:
Grumbulluar 3 herë, luajtur 1 ndeshje kundër Turqisë

Tituj personalë:
Mjeshtër Sporti

Si trajner:
Terpsi Glifadha, Greqi 1998, PAO Pirgos, Greqi 1999, Egnatia 2003, Dinamo 2004,
Partizani 2005, Kombëtarja U21 zëvendëstrajner 2007-2009, Partizani 2009-2010,
Kamza 2010-2011, Dinamo 2012-2013

Kualifikime:
Licenca UEFA A për trajner futbolli

 

 

Ndeshjet/
Java e 16-të

Datë
14 dhjetor 2016

Laçi-Vllaznia                  14:00

Korabi-Kukësi                14:00

Luftëtari-Teuta               14:00

Flamurtar-Partizani       17:00

Skënderbeu-Tirana                  17:00

RENDITJA

Skuadrat              Nd     Pikë

1.Kukësi               15      31

2.Skënderbeu       15      29

3.Partizani            15      28

4.Tirana                15      23

5.Vllaznia             15      19

6.Luftëtari             15      18

7.Flamurtari                   15      13

8.Teuta                 15      12

9.Laçi                              15      11

10.Korabi             15      7

 

 

 

UEFA-SHORTI/ Përballje
interesante në shortin e 1/8-ve të Ligës së Kampionëve, pjesëmarrje e legjionarit
shqiptar

 

Napoli-Real
dhe sfida Hysaj-Ronaldo

 

Nga Agron KAJA

 

Dje në mesditë u
hodh Shorti i fazës së 1/8 të Ligës së Kampionëve në Nion të Zvicrës. Në vazot
respektive u vunë përballë skuadrat më të mira në fazën e grupeve, të cilat
deri më tani e kenë vendosur emrin e tyre për pretendentë në fitim e trofeut. Së
pari duhet thënë se në këtë fazë është vetëm një futbollist i Kombëtares sonë që
do të luajë, dhe pikërisht mbrojtës Elseid Hysaj që luan me Napolin në Serie A
të Italisë. Skuadra napolitane do të luajë më 15 shkurt në Madrid dhe më 7 mars
2017 në Napoli, një sfidë të veçantë, sepse shorti e ka vënë skuadrën e tij përballë
Realit të Ronaldos. Në nivelin e klube, Hysaj është një ndër të paktët që
ndeshet në stadiumin “Bernabeu” dhe me kundërshtarë në niveleve botërore, si
Kristiano Ronaldo, Gareth Bejl apo Karim Benzema. Gjithsesi, ku nuk mund të
quhet një short me shumë fat për Napolin, ndërsa një përballje “BIG” është edhe
ajo mes Arsenalit të Londrës dhe Bajernit të Mynihut, të cilët në edicionet e
kaluara janë ndeshur mes tyre në këtë kompeticion. Barcelona e Mesit do të
ndeshet me PSG-në, por pa Ibraimoviçin që këtë sezon luan në Angli me Mançester
Junaited-in në Ligën e Evropës. Short me fat mund të quhet për Mançester Sitin
kundër Monakos, por edhe ai i Juventuesit kundër Portos. Ndeshjet në këtë tur
do të luhen të shtrira nga 14 shkurti e deri më 14 mars, ku të gjitha çiftet
ndeshen me sistem vajtje-ardhje, format ky që UEFA e quan të nevojshme për të
favorizuar shikueshmërinë e të gjitha ndeshjeve në interes të rritjes së të
arhurave nga e drejta televizive dhe nga biletat.

 

CHAMPIONS SHORTI
1/8

14
shkurt dhe 8 mars 2017

Benfika-B.
Dortmund

PSG-Barcelona

15
shkurt dhe 7 mars 2017

Real
Madrid-Napoli

Bajern
Mynih-Arsenal

21
shkurt dhe 15 mars 2017

Mançester
Siti-Monako

B.
Leverkusen-Atl. Madrid

22
shkurt dhe 14 mars 2017

Porto-Juventus

Sevilja-Leister

 

LIGA
E EUROPËS

Asnjë
legjionar shqiptar,

i
lehtë për Murinjon

 

NDESHJET

SHORTI 1/16

16
dhe 23 shkurt 2017

Atl. Bilbao          -APOEL

Legia Varshavë   -Ajaks

Anderleht            -Zenit

Astra                   -Genk

Man. Junajtid      -St. Etien

Vijareal               -Roma

Ludogorets          -Kopenhagen

Selta Vigo           -Shakhtar D

Olimpiakos         -Osmanspor

Gent                    -Totenhem

Rostov                 -Sparta Pragë

Krasnodar            -Fenerbahçe

M’gladbah           -Fiorentina

AZ Alkmar          -Olimpik Lion

Hapoel                 -Beshiktash

PAOK                 -Shalke