Intervista eksluzive për ‘Telegraf’/ Presidenti i FSHF, Armand Duka: Europiani ishte objektiv, në Gjermani të shkojmë përtej grupit

26

PRESIDENTI FSHF/ Armand Duka tregon për “Telegraf” dritëhijet e kualifikimit në Euro 2024

Sigal

Nga Agron Kaja

“Për shortin jemi të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm se ku shkojmë dhe çfarë na pret. Niveli është i lartë dhe vështirësia është e madhe në turneun final të Europianit”

Për Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, ende nuk është kaluar entuziazmi i kualifkimit të Kombëtares sonë në finalet e Europianit “Gjermani 2024” që do të luhet në datat 14 qershor-14 korrik 2023. Në një takim me gazetën “Telegraf” këtë fillimjavë, Presidenti e thekson se ky nuk ishte një kualifikim i arritur gjatë rrugës së zhvillimit të ndeshjeve në Grupin E eliminator, por ishte objektiv për Kombëtaren tonë. “Sapo kemi kontaktuar me Silvinjon, e kemi bërë të qartë se objektivi ishte për të shkuar në Europian. Nëse do kthehemi pas në kohë, kualifikimi në Euro 2016 ishte i bukur, por edhe kjo në Gjermani 2024. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, duke lënë pas përfaqësuese si Republika Çeke dhe Polonia ne synuam që në dy ndeshjet e fundit të ishim në garë, për të qenë një nga skuadrat fituese, i pari ose i dyti. Kemi marrë nga 4 pikë kundër të gjitha skuadrave , veç Polonisë 3 pikë. Vetë përbërja e skuadrës sonë me 7-8 futbollistë që luajnë në Serie A, me futbollistë që aktivizohen në La Liga të Spanjës, apo edhe Broja në Angli, na e bënte edhe më të fortë e të qartë rrugën për realizimin e objektivit”, kështu e nisi bisedën kreu i FSHF-së me gazetën “Telegraf”, duke folur më pas edhe për sulmuesin Armando Broja, i cili nuk luajti në këto ndeshje kualifikuese të Grupit E. “Për Brojën është folur e shkruar shumë në media të ndryshme, duke e trajtuar mosaktivizimin e tij në ndeshjet e grupit si pjesë e mosmarrëveshjes me trajnerin Silvinjo.Jo, në asnjë rast nuk ka qënë ashtu. Ai është një talent që nuk na vjen shpesh, dhe ne nuk kemi luksin që ta humbasim. Gjithçka mes tij dhe trajnerit është zgjidhur me logjikë e sportivitet, pasi shkak ka qënë dëmtimi që ai kishte ende të aktivizuar. Broja është talent për më gjatë në Kombëtaren tonë”.  Duka ndalet në këtë bisedë edhe te trajneri Sylvinjo, të cilin e vlerëson për kulturën e seriozitetin që tregon në të gjitha aspektet e përgatitjes së skuadrës, por edhe në marrëdhëniet që ai ka ndërtuar me futbollistët dhe stafin e FSHF-së që bashkëpunon me të. “Që në takimin e parë e dallova kulturën e seriozitetin e Silvinjos. Atë çka ai premtoi kur ne nënshkruam kontratën, e bëri realitet, dhe për këtë, natyrisht që merr vlerësim maksimal nga ana ime. Mendoj se ky do të jetë trajner afatgjatë për Kombëtaren tonë, dhe suksesin e dytë shpresoj që ta realizojmë në Gjermani gjatë ndeshjeve në grup, që është edhe pjesa më e vështirë”. Po çfarë synimi do ketë Shqipëria në Europianin e Gjermanisë? “Në letër shkojmë si një nga skuadrat më të dobëta, por duam të kalojmë përtej grupit dhe për këtë i kemi kualitetet. Nuk dua të takoj Italinë në grup, janë një ekip shumë i fortë”, ishte kjo biseda me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka.

2 Europianë

Armand Duka është President i FSHF-së në pjesëmarrjen e Shqipërisë në finalet e dy Kampionateve Europianë

“EURO 2024”

SHQIPËRIA/ GRUPI E

       

Shorti simuluar nga “The sun”

GRUPI A

Gjermania, Rep. Çeke,

Danimarka, Play-Off A

GRUPI B

Spanja, Shqipëria,

Sllovakia, Serbia

GRUPI C

Franca, Rumania,

Sllovenia, Play-Off C

GRUPI D

Anglia, Turqia, Skocia

dhe Italia

GRUPI E

Belgjika, Hungaria,

Kroacia, Zvicra

GRUPI F

Portugalia, Austria,

Holanda, Play-Off B

Goli më i bukur, UEFA fut në garë Asllanin dhe Asanin

UEFA hap garën për golin më të bukur të kualifikuesve të Europianit “Gjermani 2024”, të cilat u mbyllën me sukses nga Kombëtarja shqiptare, vendi i parë në Grupin E. Ndërkohë, UEFA ka publikuar edhe 10 golat më të bukur të kësaj fushate kualifikuese, nga e cila vetëm një do të zgjidhet si “Goli i Kompeticionit”. Në garë mes golave të lojtarëve të mëdhenj si Mbappe, Saka apo dhe Trosard, janë dhe golat e Kristjan Asllanit dhe Jasir Asanit.

Trajneri Silvinjo, “regjisor” i suksesit

Sikundër edhe e përmëndi gjatë bisedës, Armand Duka felendero shumë punën e trajnerit Silvinjo dhe të stafit të tij. Ja si e vlerëson ai stafin teknik të Kombëtares: “Silvinjo ishte euforik kur u kaulifikuam, dhe ishte e natyrshme. Ka bërë punë të mirë, dhe pa të, rezultatet nuk do të ishin këto. Rezultatet janë fryti i regjisë së tij, por duhet të them shumë mirë edhe për D’Orivian dhe Zabaletën, që së bashku kanë ndërtuar grup kompakt. E dëshiroj gjatë në krye të Kombëtares”.