Interi me Bolognën do të luajë me një fanellë të pazakontë, arsyeja do t’iu befasojë…

601
Sigal

Ndeshja e nesërme ndaj Bolognës do të jetë shumë e rëndësishme për Interin, që kërkon të harrojë eliminimin në Kupën e Italisë nga Lazio. Momenti nuk është aspak mirë për ekipin e Spalletit, teksa tashmë duhet të fitojë për të mbrojtur vendin në zonën Champions.

Pas skualifikimit, më në fund tifozët do të kenë mundësinë për të ndjekur ekipin e tyre, teksa zikaltërit vijnë në këtë ndeshje me një risi të veçantë.

Interi nesër do të zbresë në fushë me një fanellë që nuk është parë asnjëherë në Seria A. Emrat e futbollistëve, do të jenë të stampuar në gjuhën kineze për të nderuar presidentin e tyre, që feston më 5 shkurt feston Vitin e Ri kinez.