Interi i qetë drejt titullit, Juventusi “ngec” në Firence dhe rrezikon Champions-in (VIDEO)

219
Sigal

Janë mbyllur dy ndeshjet e Serisë A, ku Interi fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Veronës  ndërsa Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Fiorentinën.

Një fitore shumë e rëndësishme për zikaltrit kjo teksa e sheh veten në vendin e  parë me 13 pikë larg Milani i vendit të dytë që ka një ndeshje më pak. Me këtë fitore Interi bën një hap të madh drejt titullit teksa deri në fund kanë ngelur dhe 5 ndeshje dhe u duhen vetëm 5 pikë për tu shpallur kampion.

Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 me Fiorentinën, një hap fals ky për bardhezinjtë për sa i përket renditjes pasi rivalët direkt në tabelë, Milani, Atalanta dhe Napoli nuk kanë luajtur ende dhe tani Juventusi rrezikon vërtet shumë për një vend në zonën Champions.

FT| Inter-Verona 1-0
Darmian  76′

FT| Fiorentina-Juventus 1-1
Vlahoviç  29′ (pen)/ Morata 46′