Interi harron disfatën me Juven, zikaltërit thyejnë Fiorentinën dhe marrin kryesimin

168
Sigal

Interi ka harruar shpejt humbjen ndaj Juventusit në Kupë, teksa janë rikthyer te fitorja ditën e sotme, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Fiorentinën në transfertë.

Zikaltërit që në fillim ishin më kërkues, duke tentuar disa herë të shënojnë. Goli do të vinte në minutën e 31’, ku pas një goditje këndi, Sançez pason te Barela, i cili lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone dhe topi përfundon në fundin e rrjetës.

Në fundin e pjesës së parë, Interi kishte mundësinë të dyfishonte rezultatin me Lukakun, por ky i fundit gjuajti shumë keq një top me kokë, shumë pranë portës.

Pjesa e dytë nisi aty ku u mbyll e para, me skuadrën milaneze më kërkuese. Në minutën e 52’, Hakimi shpërthen bukur në krahun e djathtë, për të servirur një top në zonë për Perisiç, i cili me portën bosh nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Sulmet e ziklatërve nuk u ndalën për asnjë moment, duke kërkuar me ngulm golin e tretë, por Drakovski me disa ndërhyrje vendimtare, bëri të mundur që të mos shënohej edhe goli i tretë.

Me këtë fitore, Interi merr kryesimin  e renditjes, me 47 pikë, 1 pikë më shumë se Milani, që luan ditën e diel me Krotonen, ndërsa Fiorentina zbret në vendin e 12-të me 22 pikë.