Inter me shumë mungesa kundër Frankfurtit

Inter do të udhëtojnë pa Mauro Icardin, Radja Nainggolanin dhe Keita Balden në Frankfurt për t’u përballur me Eintracht në Europa League.

‘Zikaltërit’ të enjten zhvillojnë ndeshjen e parë për fazën e 1/8-ave në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm europian.

Sigal

Skuadra e Interit për E.Frankfurt: Handanovic, Padelli, Berni; De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Cedric, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar; Vecino, Valero, Perisic, Schiro, Brozovic; Lautaro, Politano, Merola, Candreva