Inter del me komunikatë zyrtare pas fjalëve të Kryebashkiakut të Milanos: Fyes dhe pa respekt ndaj klubit

191
Sigal

Kryebashkiakut i Milanos, Xhuzepe Sala deklaroi se stadiumi “San Siro” nuk do të nisë punimet e prishjes së saj sepse Interi nuk ka sqaruar ende të ardhmen e klubit.

Ndërkohë e menjëhershme ka qenë edhe reagimi i klubit të Interit me anë të një komunikate në profilin zyrtar të klubit në “Twitter” duke i quajtur fjalët e bashkiakut të Milanos pa respekt dhe një fyerje ndaj zikaltërve.

Komunikata zyrtare e klubit zikaltër: 

“FC Internacionale Milano ka një histori të lavdishme me më shumë se 100 vite. Interi ekzistonte përpara Kryebashkiakut Sala dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe në përfundimin e mandatit të tij. Tek fjalët e Kryebashkiakut të Milanos evidentojmë fyerje në konfrontin e pronësisë, mos respektues kundrejt historisë së klubit dhe miliona fansave në Milano dhe në mbarë botën si dhe të parëndësishme për procesin aktual administrativ të stadiumit të ri për Milanon.”