Incident në “Elbasan Arena”, tifozët e Bazelit nxirren jashtë stadiumit

289
Sigal

Një incident është regjistruar në sfidën Partizani-Bazel e vlefshme për ”Conference League”.

Tifozët e Bazelit janë shtyrë me policët shqiptarë që siguronin rendin në stadium.

Mësohet se ka dhe të shoqëruar nga radhët e tifozëve zvicerianë teksa janë nxjerrë jashtë stadiumit.

Ngjarja ndodhi para sfidës kur tifozët e Bazelit nisën koret e tyre, por Policia i rrethoi dhe i nxori mes tensionit nga stadiumi.