Ilir Shulku: Të hapur për gjithçka, mediet më afër veprimtarive të futbollit

555
Nga Agron KAJA
FSHF/ Sekretari i përgjithshëm i institucionit të futbollit, dje ka startuar agjendën zyrtare, tetori u quajt si “muaji i Kombëtareve”
Në konferencën e djeshme për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku, çeli siparin e nismës së re të institucionit, ku çdo ditë gjatë muajit tetor do të takime me mediet nga drejtues e trajnerë të ekipeve kombëtare. Në këtë komunikim, ai ka për të zbardhur në detaje tre turnetë që UEFA i ka besuar Shqipërisë në organizimin e saj për muajin tetor, duke nisur me turneun e kombëtareve U-19, pastaj me U-17, dhe në mbyllje me aktivitetin e femrave për moshën U-19. Përpara medieve, Sekretari i Përgjithshëm Shulku theksoi se muaji tetor është muaji i ndeshjeve të ekipit Kombëtar A, me Spanjën dhe Italinë. Njëherësh, Shulku iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve, në të cilat objekt nuk mbeti vetëm Kombëtarja, por edhe “dhimbjet” e tjera të futbollit shqiptar.
Çfarë ndryshimi keni bërë në raport me aktivitetet që FSHF-ja ka pasur në vitin e kaluar?
Nuk ka ndonjë ndryshim të veçantë, por ajo që ne mendojmë është se, këtë herë jemi më pranë dhe më të hapur me të gjitha mediet. Duke gjetur rastin tu falënderojmë për gjithçka keni bërë në shërbim të futbollit, këtë herë, mediet do ta kenë më të afërt dhe të plotë pasqyrën e veprimtarive të FSHF-së në çdo muaj.

Cilat janë veprimtaritë që e bëjnë të ngarkuar me shumë ndeshje muajin tetor?
Janë disa veprimtari, por tre që UEFA ja ka besuar FSHF-së, janë organizimi i turneut të kombëtareve U-19 vjeç, pastaj me U-17 vjeçarët, dhe në mbyllje me aktivitetin e femrave për moshën U-19 vjeç.

Mendoni se me këtë program të ngjeshur do të dëmtoni terrenet me këtë ngarkesë?
Një nga pikat më të diskutuara në këtë program, ka qenë pikërisht ngarkesa që marrin fushat e futbollit, ndaj dhe kemi bërë një shpërndarje të ndeshjeve, me qëllim që terrenet të mos prishen. Sepse futboll do të luhet, këtë nuk e ndalojmë dot, dhe këto janë terrenet. Rëndësi ka që t’i mirëpërdorim si në këtë rast.

Nisur nga disa raste ku forcat e rendit nuk marrin përsipër ndeshje apo vendosje në stadiume, do të keni garancinë e policisë së shtetit në këto veprimtari?
Për ndeshje me risk të lartë, ne do të kemi bashkëpunimin me policinë, ndërsa për ndeshjet e tjera do të përdoren stjuartët. Ndërsa policia i ka marrë përsipër të gjitha stadiumet që plotësojnë kushtet, ne kemi përcaktuar disa sektorë që nuk do të qëndrojnë tifozë, nuk kemi penalizuar stadiume. Kështu që garancia e policisë ka qenë dhe do të jetë e plotë. 

Po për Kombëtaren, do të përdorni stjuartët në ndeshjen e radhës me Italinë, apo do të jetë prezent edhe policia?
Në drejtim të sigurisë në stadium, ndeshjet e Kombëtares kanë një hapësirë më të madhe këndvështrimi,. Edhe kërkesat e FIFA-s dhe të UEFA-s janë shumë të detajuara, të cilat e kanë të nevojshëm bashkëpunimin me forcat e rendit.

Çfarë tregon heshtja publike e FSHF-së për arbitrin ndërkombëtar Lorenc Jemini?
Media duhet të kuptojë një rregull për arbitra, pasi gabimet e tyre nuk publikohen. Ato janë vendime të sektorit të gjykimit, të cilat në një farë mënyre kuptohen javë pas jave në aktivizimin e çdo gjyqtari.

Po për krijimin e Ligës Profesioniste, deri ku kanë shkuar punët nga ana juaj si FSHF?
Liga Profesioniste është në fokusin e punës sonë në FSHF. Ne jemi bërë disa herë organizatorë të takimeve të drejtuesve të klubeve për krijimin e Ligës, dhe vetë klubet janë të ndërgjegjshëm që ajo duhet të krijohet sa më shpejt. Kushtet ndoshta janë përmirësuar, dhe koha duhet të jetë e shpejtë për ta krijuar.

Çfarë impakti kanë veprimtaritë e futbollit të rrugës që FSHF-ja është duke zhvilluar gjatë këtij muaji?
Ne kemi marrë vlerësime pozitive nga UEFA për zhvillimin e këtyre veprimtarive, që janë emërtuan në projektin “UEFA Grassroots”. Futbolli në rrugë, apo në ambiente publike, është zhvilluar çdo vit në Shqipëri, dhe besoj se do të vazhdojë, sepse ka shumë vlera jo vetëm argëtuese.
Janë disa veprimtari, por ato tre të tilla që UEFA ja ka besuar FSHF-së, janë organizimi i turneut të kombëtareve U-19 vjeç, pastaj me U-17 vjeçarët, dhe në mbyllje me aktivitetin e femrave për moshën U-19 vjeç
2 ndeshje
Në ndeshjet kualifikuese për “Botërori 2018”, kanë mbetur edhe dy ndeshje, ku Kombëtarja jonë do të luajë në Spanjë më 6 tetor, dhe me Italinë në Shkodër më 9 tetor 2017
Sigal