Ilir Daja: Në Beograd kemi ardhur për fitore, fokus aspekti sportiv

527
Konferenca për shtyp, dje u zhvillua në një fushë basketbolli për të dyja skuadrat, por në deklarimin e tij, trajneri Ilir Daja u shpreh se i ka besim se mund të marrë një rezultat pozitiv. “Në krahasim me ndeshjen Partizani-Beograd-Flamurtari luajtur 30 vite më parë, unë them se ka qenë përballje e vështirë për atë kohë, por nuk ka ngjashmëri pas 30 vjetësh. Shpresoj që të na ndjekë ajo pjesë e fatit, edhe pse jemi të ndërgjegjshëm se ndeshja është shumë e vështirë, edhe prej meritave të kundërshtarit që është shumë i fortë në fushën e tij”. Ndërsa për atmosferën e tifozerisë, Daja uron të flasë vetëm futbolli. “Ne do të fokusohemi te aspekti sportiv, sepse kemi ardhur për të fituar ndeshje futbolli. Uroj që të flasë vetëm futbolli, dhe ne do të fokusohemi vetëm te ky aspekt”, theksoi trajneri Daja i Skënderbeut.
Sigal