Igli Tare: Lorik Canës nga Lazio, vazhdon karrierën në një tjetër kampionat

543
Njëri largohet, ndërsa tjetri pritet të qëndrojë. Megjithëse Lazio siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve, ky sukses nuk do ta mbajë Lorik Canën te skuadra italiane. Konfirmimi vjen nga drejtori sportiv i klubit lakal Igli Tare. Në një intervistë telefonike për ABC News, ai ka thënë se kapiteni i kombëtares shqiptare do të vazhdojë karrierën në një tjetër kampionat.
E nëse për Canën e ardhmja është larg Lacios, i ndryshëm është diskutimi për Etrit Berishën, që mund të konfirmohet pas kualfikimit në Champions. Pasi sqaron të ardhmen e dy futbollistëve shqiptarë të Lazios, Tare kthehet të flas për sfitoren e skuadrës së tij në sfidën e fundit kundër Napolit.
Sigurimi i një bilete për në Champions për Lacion është finalja e një projekti të gjatë, ku një meritë ka edhe Igli Tare. Tashmë puna e Tares është e fokusuar te merkato, ku ish-kapiteni i Lazios zbulon se ka gati tri blerje të tjera të rëndësishme për Lazion.
Sigal