Ighalo: “I thash jo Barcelonës, sepse meritoja një gjë më të mirë për vete”

539
Sigal

A mund t’i thuash jo Barcelonës? A mund të refuzosh mundësinë për të luajtur në krahë të Messit dhe të heqësh dorë nga shansi më i mirë në karrierë. Odioni Ighalo, e ka bërë këtë gjë. Sulmuesi nigerian nuk është një emër i panjohur, pasi ka luajtur ën Itali te Udinese, si dhe në Angli te Watford. Në janarin e kaluar ai e mbylli me 21 gola të shënuar dhe me titullin e golashënuesit më të mirë në kampionatin e vendit të tij, duke ngjallur dhe interesimin e Barcelonës.

“Meritoja më shumë. Me gjithë respektin, pasi shënova shumë në kampionat, meritoja që të mos konsiderohesha një futbollist i marrë fund. Kur agjenti im më foli për interesin e Barcelonës, që kërkonte një sulmues me eksperiencë në La Liga (Ighalo ka luajtur për dy sezone te Granada) sepse për të kompletuar ekipin duhen 6 muaj, i thash jam i kënaqur, por nuk do ta pranojë. Gjithkush do t’u thonte po, unë u thash jo sepse nuk mendova se ishte gjëja më e mirë për mua”, deklaroi Ighalo.