Icardi duhet të ishte në Kupën e Botës, Ja se ç’thotë Zanetti…

490
Sigal

Legjenda e Argjentinës, Javier Zanetti thotë se Mauro Icardi e ka merituar të ishte me skuadrën e Sampaolit në Kupën e Botës, shkruan “Football-Italia”.

“Unë e kam thënë atë dhe e përsëris: Mauro ka merituar një shans për atë që bëri dhe po bën”, tha Zanetti, i cili ka luajtur 144 ndeshje për Argjentinën.

“Do të doja të shihja atë këtu me ne në Rusi. Nuk ishte kështu, por ai është shumë i ri dhe ka një të ardhme të madhe përpara tij. Ai do të ketë një tjetër mundësi për të qenë pjesë e ekipit kombëtar argjentinas”, vijoi ai.

“Sampaoli? Ky ekip ka lojtarë të mëdhenj, por duhet kohë për shkak se kualifikimi është i vështirë, ka pasur një ndryshim të trajnerit dhe jo gjithçka mund të arrihet brenda natës”, përfundoi ai.