I vjen fatura 50.000 paund, lojtarët tentojnë të largohen pa paguar

463
Sigal

Katër lojtarë të Jacksonville Jaguars u arrestuan të shtunën pasi dyshohet se po përpiqeshin të largoheshin nga një klub nate në Londër pa paguar faturën.

Policia u telefonua rreth orës 03:55 në një klub pas nisjes së një përplasje.

U raportua se rojet e sigurisë së klubit, i ndaluan pasi tentuan të largoheshin pa paguar faturën prej 50.000 paund.

Lojtarët amerikanë, që do të luajnë në Wembley të dielën, u dërguan në stacionin e policisë për t’u marrë në pyetje por u liruan më vonë.

Ndërsa kuptohet se pagesa e faturës është bërë.

Jacksonville Jaguars janë në Londër për të luajtur në kampionatin NFL kundër Philadelphia Eagles.