Hysen Dedja: Spektatori i pakët e tregoi dështimin e skemës “Final 4”

ABISSNET SUPERIORE/ Në pragun e përgatitjeve sezonale, specialisti i futbollit Hysen Dedja paralajmëron…

Agron KAJA

Agron Kaja

Të gjitha skuadrat në Abissnet Superiore kanë vazhduar ritmikisht. Të ndara në dy grupe, tre skuadra që luajnë në Europë dhe shtatë të tjerat që kryejnë fazën përgatitore të sezonit të ri, të gjitha në këtë proces kanë vazhduar paralelisht edhe me merkaton. Për gjithçka që është duke u zhvilluar në këtë kategori, për gazetën “Telegraf”, specialisti i futbollit Hysen Dedja mendon se kjo është një periudhë ky të dy këta tregues janë bazë për t’u zhvilluar. “Unë gjithmonë i ndjek këto përgatitje dhe lëvizje që kanë bërë të gjitha skuadrat, dhe të gjitha kanë bërë organizime, me merkaton e lojtarëve dhe me vendosje trajnerësh të rinj, si Teuta, Bylisi, Tirana, Flamurtari dhe në pritje Partizani. Te Flamurtari ka më shumë lëvizje në merkato dhe në përgatitje, ndërsa Bylisi me Josën në bankinë duket shumë aktiv. Ndërsa skuadrat që po luajnë në Europë, në këtë periudhë duken më me këmbë në tokë. Sepse ato janë në ndeshje dhe i ndihmojnë shumë për vazhdimësinë”, kështu e nisi dje bisedën Hysen Dedja, veçon edhe ndeshjet miqësore që të gjitha skuadrat duhet të luajnë në këtë periudhë përgatitore. “Kjo është një periudhë që ritmin e saj e zhvillon në tre tregues: Në përgatitje, në merkato dhe me ndeshjet miqësore. Të gjitha skuadrat e Superiores, të paktën mediatikisht, sipas mundësive të tyre ekonomike kanë gjetur treg lojtarësh dhe trajnerësh të rinj. Dhe për t’i harmonizuar vlerat e tyre me pjesën kryesore të skuadrës, kanë zhvilluar edhe ndeshjet miqësore, të cilat kanë shumë vlera. Ato janë kulmi në këtë fazë të përgatitje, janë të domosdoshme për të parë më konkretisht mangësitë, dhe tregojnë hapësirat se ku mund të afrojnë në merkato”. Për Dedjen, koha është e mjaftueshme deri në nisjen e kampionatit më 23 gusht, por ai nuk e mendon shumë efektive skemën “Final 4” në Superiore. “Koha është e mjaftueshme për të gjitha skuadrat, për përgatiejet fizikem teknike e taktike, ndja edhe miqësoret duhet të jenë të shpeshta. Këtu le të marrim eksperiencën e ekipeve të futbollit që gjatë përgatitjeve zhvilllojnë miqësore në 2-3 ditë. Por, unë nuk e quaj efektive skemën “Final 4” në Superiore, ku vetëm në sezonin e kaluar ku u pretendua se do mbusheshin stadiumet, dhe ndodhi e kundërta. Më mirë të shtohen skuadrat, me 12 ose 14 skuadra dhe me tre faza. Ky kampionat do ketë rivalitet që në fillim, me këtë nivel që kemi ne”, ishte kjo pananorma që Hysen Dedja i bën përgatitjeve në Abissnet Superiore.

Calciomercato e transferon Kristian Asllanin te Sasuolo

NOA

Duke lexuar dje portalin e rëndësishëm italian për transfertat e futbollit, Calciomercato.com, shkruhej se mesfushori shqiptar Kristian Asllani nuk është pjesë e planeve teknike të klubit. Sipas raportimeve të fundit të saj, është arritur marrëveshja për shitjen e tij, ku skuadra e Interit e ka arritur marrëveshje me Sassuolon për shitjen e Asllanit. Tani mbetet vetëm drita jeshile e mesfushorit shqiptar, ndërsa Sassuolo do të paguajë 15 milionë euro skuadrës interiste. Edhe pse Asllani largohet nga Interi, ai përsëri do mbetet në Serie A, një dëshirë e tij e kushtëzuar për lëvizje nga Milano. Me trajnerin Kristian Kivu, mesfushori shqiptar nuk është pjesë e planeve teknike të klubit, dhe lëvizja te Sasuolo nuk mendohet se do të jetë vetëm një thashethem i merkatos zikaltër, duke e vlerësuar lajmin e Calciomercat.com se është arritur marrëveshja për shitjen e tij. Duhet pritur edhe një zyrtarizim nga ana e Interit, që dje në faqen zyrtare të tij nuk e kishte këtë lajm!

Kapiteni Gjimshiti me ofertën e majme nga Katari

Për kapitenin e Kombëtares sonë, Berat Gjimshiti ka një ofertë nga Al Rayyan i Katarit, dhe Atalanta është lëkundur nga një largim i mundshëm i mbrojtësit. Kështu, e ardhmja e Berat Gjimshitit te Atalanta është gjithnjë e më shumë në pikëpyetje, sepse sipas asaj që raporton portali italian ‘TuttoAtalanta’, kapiteni i Kombëtares ka marrë një ofertë të rëndësishme nga Katari, konkretisht nga klubi Al Rayyan, që po kërkon ta bindë me një kontratë të majme. 32-vjeçari , i cili ka qenë një shtyllë e mbrojtjes së Atalantës për vite me radhë, është i lidhur me klubin bergamask deri në qershor të vitit 2026, me një pagë rreth 800 mijë euro në sezon. Por, në prag të fundit të karrierës së tij, kjo ofertë nga Lindja e Mesme mund të jetë rasti i fundit për një kontratë të madhe në aspektin financiar. Atalanta nuk pritet t’i vendosë pengesa, klubi italian do të arkëtojë rreth 11 milionë euro nga shitja e tij.

“Mbi popullim” te Tirana, projektohen tetë të huaj

Në drejtimin e trajnerit Vangjel Mile, skuadra e Tiranës po vazhdon përgatitjet, por edhe me afrime të merkato. Me lojtarë të huaj sikur u bë “modë” gjatë kësaj vere, ku së fundmi është afruar sulmuesi Oluvabori Falaje. Kanadezi ka ditë në Tiranë dhe është në provën e stafit teknik. Deri tani te Tirana janë afruar Tsotne Patsatsia, Serge Uilliam Tabekou Ouambe, Kleandro Lleshi, Angelo Tafas, Georgios Valerianos, Etien Tare e Karabeci. Në skuadër pritet të ketë edhe të paktën dy afrime të tjera, kryesisht futbollistë të huaj, dhe kësisoj, Tirana e sezonit të ri po projektohet me tetë të huaj në formacionin titullar.

Kroati Mario Cvitanoviç alternativa e re për stolin e Partizanit!

Partizani po përgatitet për një kapitull të ri, dhe duket se trajneri i ri po afron me hapa të sigurt. Tashmë në skenë ka dalë emri i Mario Cvitanoviç, ish-futbollisti dhe trajneri kroat me eksperiencë edhe në Europë. Ai është në prag të firmosjes me Partizanin dhe gjatë kësaj fundjave ndoshta do të vijë edhe zyrtarizimi nga klubi i kuq. Si trajner, Cvitanoviç ka drejtuar Dinamo Zagreb, Al-Uehda (Arabia Saudite), Shibenik dhe Lokomotiva Zagreb në Kroaci. Por si trajner, Çvitanoviç njihet për stilin e tij që fokusohet në punën ekipore, për mentalitet dhe disiplinë të lartë. Gjithsesi, pa zyrtarizimin e klubit të Partizanit, ky mbetet lajmi brënda kornizës së merkatos për stolin e kësaj skuadre, pas largmit të Skënder Gegës.