Hysaj lë pas krahëve dëmtimin, nis stërvitjen kundër Barcelonës

250

Elseid Hysaj duke se ka lënë pas krahëve dëmtimin kundër Cagliarit sfidë të cilën Napoli e fitoi me rezultatin 0-1 me një gol të Dreis Mertens i cili u asistua pikërisht nga mbrojtësi shkodran.

Shqiptari nuk kërkon të mungojë për asnjë arsye në sfidën e parë të raundit të 1/8-ave të Champions League ndaj Barcelonës, duel që do të zhvillohet mesjavën e ardhshme në San Paolo.

Elsid Hysaj ka djegur të gjitha etapat duke dalë në stërvitje që këtë të mërkurë, edhe pse mediat aluduan se do të mungonte rreth 15 ditë.

Hysaj i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm në zgjedhjet e trajnerit të Napolit, Genaro Gattuso e ka hedhur pas shpatullave dëmtimin dhe me shumë gjasa do të jetë gati për sfidën ndaj Barcelonës.