Sigal

Jahmir Hyka ka gjetur sërish rrugën e rrjetës në kampionatin amerikan. Futbollisti shqiptar shënoi golin e parë të ndeshjes që skuadra e tij, San Hose, e humbi me rezultatin 2-3 ndaj Vankuverit.

Hyka zhbllokoi rezultatin në minutën e 7-të, duke kaluar skuadrën e tij në avantazh. Mesfushori sulmues uli mjaft mirë një top në hyrje të zonës dhe goditi saktë drejt portës. Më pas Eriksen dyfishoi shifrat për San Hoze, por në pjesën e dytë skuadra mike shënoi tri herë dhe fitoi ndeshjen.

Ky ishte goli i tretë për Hykën në kampionat, duke i dhënë një sinjal pozitiv Panuccit për ta grumbulluar për ndeshjet e radhës.