Humbi penalltinë kundër Islandës, ja si e komenton Mourinho episodin e Messi-t

504
Sigal

Jose Mourinho, trajneri i Manchester United i cili është i ftuar si specialist për Botërorin, ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen Argjentinë-Islandë e mbyllur me shifrat 1-1.

Për Messi-n, i cili humbi penalltinë që mund t’i jepte 3 pikët ‘albiçelestëve’, Mourinho ka deklaruar se edhe ai mund të gabojë, duke parë që është ‘human’.

Ndërkohë portugezi ka vlerësuar shumë Islandën, duke u shprehur: “Besoi se ishte një rezultat i drejtë, Islanda luajti në limitet e saj. E përsëris, kur një ekip luan në limite, nuk mund të kërkosh më shumë.

Nëqoftëse do të zgjidhja një fjalë për të përshkruar Islandën do të ishte kompaktësia. Më kujtohet në minutën e 69-t, 9 futbollistë dhe portieri në zonë… minuta e 87-t, 10 futbollistë dhe portieri në zonë, ata ishin kompakt.

Askush nuk mund t’i fajësojë. Nuk luajtën 1 kundër 1 me Messi-n…thjesht ishin kompakt. Reduktuan hapësirat, ishin kompakt në gjerësi dhe gjatësi. Nuk kishte hapësira pas mbrojtësit të fundit. Patën një shans, realizuan.”