Historia hap dyert, Ronaldo përgatitet të thyejë rekorde

464
Sigal

Kristiano Ronaldo arriti në Juventus këtë verë dhe tashmë po tregon të gjithë cilësitë që ai zotëron. Në 12 ndeshje në Seria A, ylli portugez ka shënuar 8 gola, por ai mund të thyejë shumë rekorde të ndryshme në radhët e bardhezinjëve. Më poshtë do gjeni disa prej tyre, të cilët duken se tashmë do të kenë një emër të ri.

Nëse luzitani vazhdon me formën e tij të mirë duke shënuar, Ronaldo mund të bëhet lojtari i Juventusit me më shumë gola në një sezon të vetëm, pasi një rekord i tillë mbahet nga Ferenc Hirzer, i cili shënoi 35 gola në 26 ndeshje gati njëqind vjet më parë, saktësisht gjatë sezonit 1925-26.

Në të njëjtën kohë, Ronaldo potencialisht mund të bëhet lojtari me më shumë gola në kampionatin italian në një sezon të vetëm teksa një rekord i tillë mbahet nga italiani, Gino Rossetti gjatë edicionit 1928-29 me 36 gola, shkruan SP.

Duke mbajtur këtë formë të mahnitshme, Ronaldo rrit shpresat të bëhet golashënuesi më i mirë në Itali. Gjithashtu ai do të bëhet lojtari i parë në historinë e futbollit, i cili do shpallet si golashënuesi më i mirë në Premier Ligë, La Liga dhe Seria A.

Fituesi i pesë “Topave të Artë” rrëmbeu 3 herë radhazi trofeun e Champions League teksa mbante veshur fanellën e Real Madrid, ndërsa një tjetër e fitoi me Manchester United pasi luajti 6 vite tek “Djajtë e Kuq”. Qëllimi dhe objektivi i vetëm i Juventusit në këtë sezon është që të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

dhe kjo do të shkruante histori edhe për Cristiano Ronaldon, pasi do të fitonte tre tituj Champions me tre skuadra të ndryshme duke u bërë futbollisti evropian që fiton me “Los Blancos” katër të tillë dhe me United në vitet 2007-08. Një rekord i tillë mbahet nga Clarence Seedorf që ka fituar me Milan, Real Madrid dhe me Ajax.

Dhe së fundmi, ndoshta më e thjeshta e të gjithë atyre që u listuan më sipër është fakti se nëse Juventusi ia del që të fitojë kampionatin për herë të tetë radhazi, portugezi do të shkruajë emrin në historinë e futbollit si triumfator i kampionateve ku la luajtuar në karrierën e tij.

Me pak fjalë, ky sezon pritet të jetë i gjithi i Ronaldos, pasi shanset dhe matematika duket se i kanë rezervuar një vend në lavdinë e futbollit.