Higuain këshillon Messin: Mos shko në Premier League, atje të godasin me shqelma!

289
Sigal

Lionel Messi është i pakënaqur me situatën e krijuar te Barcelona, gjë që ka ngjallur edhe shumë zëra në lidhje me një largim të mundshëm për në Premier League. Një bashkëkombës i tij, Gonzalo Higuain e ka këshilluar që të mos shkojë, pasi atje është një kampionat ku  të godasin me shqelma dhe nuk jepet faull.

“Kam vuajtur shumë në ato gjashtë muaj në Premier League. Nuk munda të përshtatesha. Atje mbrojtësit të mbytin në shqelma dhe arbitrat nuk fishkëllejnë asgjë; mbrojtësit janë ndërtuar si dollapë rrobash dhe të godasin, sa herë të munden.

Nuk e di se si do të ndikonte kjo te Messi. Nuk mendoj se ai do të vuante, pasi bëhet fjalë për një lojtarë të një tjetër niveli. Nuk e di se çfarë po mendon ai tani, por shpresoj  që të vendosë në bazë të asaj që ndjen dhe ai vendim ta bëjë atë të lumtur. Kjo është pjesa më e rëndësishme e një vendimi. Bëni atë që ju bën ju të lumtur, jo atë që i bën të tjerët të lumtur”, u shpreh Higuain.