Hidhet nesër shorti i Kupës së Botës, ja çfarë duhet të dini për të

496
Gjatë ditës së nesërme, UEFA do të hedhë shortin për Kupën e Botës, e cila do të zhvillohet gjatë vitit të ardhshëm në Rusi. Ky shorte do të mbahet ditën e premte, në orën 15:00, në pallatin e Kremlinit në Moskë, ku do të marrin pjesë 32 skuadrat e kualifikuara përfshirë këtu edhe Rusinë, e cila është organizatorja e këtij kompeticioni.
SI FUNKSIONON
Ndryshe nga edicionet e kaluara, 31 skuadrat e kualifikuara, pa përfshirë Rusinë e cila është organizatore, do të ndahen në katër globe në bazë të renditjes së FIFA-s më 16 tetor të këtij viti. Kjo do të thotë se shtatë skuadrat më të vlerësuara do të grumbullohen në globin e parë së bashku me organizatorët, Rusinë, ndërsa skuadrat e tjera do të ndahen sipas vlerësimit të FIFA-s në globet e tjera.
Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Franca do të grumbullohen në globin e parë, teksa Anglia, Spanja, Meksika, Zvicra dhe Uruguai do të grumbullohen në globin e dytë. Pas kësaj ndarjeje, do të vijojë grumbullimi i këtyre skuadrave në grupe duke filluar nga A deri në H.

Të shtatë skuadrat e globit të parë do të kalojnë në ndarjen e parë të çdo grupi së bashku me Rusinë, ndërsa skuadrat e mbetura do të ndahen në mënyrë të rastësishme në grupet e tjera. Një rregull strikt i FIFAs është të mos lejojë që në një grup të ketë më shumë se një skuadër nga e njëjta zonë kualifikimi.
KUSH DO HEDHË SHORTIN
Shorti, i cili do të hidhet ditën e nesërme, do të presë figurat më të rëndë- sishme të futbollit si Gordon Benks, Laurent Blank, Kafu, Fabio Kanavaro, Diego Forlan, Diego Maradona, Karles Pujol dhe Nikita Simonian. Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Geri Lineker, do të jetë drejtuesi i këtij eventi së bashku me gazetaren sportive ruse, Maria Komandnaja. Edhe pse një ditë larg shortit për Kupën e Botës, janë rikthyer dyshimet mbi manipulimet me goglat dhe ndarjen në “të ngrohta” dhe “të ftohta” për të favorizuar skuadrat, kjo pasi edhe në provat e organizuara në prani të mediave Rusia përfundoi në grup me përfaqësueset më të dobëta të këtij kompeticioni.
Sigal