Hera e parë për Jurgen Klopp: Mezi po pres të luaj në ‘San Siro’

65
Sigal

Jurgen Klopp është entuziast para sfidës ndaj Milanit. Në konferencën për shtyp trajneri i Liverpoolit theksoi se është emocion shumë i madh të luash në një stadium mitik si “San Siro”.

Me një Milan që do të ketë shumë mungesa në fund dhe ka nevojë vetëm për fitoren për të shpresuar te kualifikimi do të jetë një Liverpool që me shumë gjasa do të privohet nga disa prej lojtarëve të tij kryesorë dhe këtë e ka konfirmuar edhe vetë Jurgen Klopp.

“Mezi po pres momentin që skuadra ime të luajë në ‘San Siro’, është hera e parë për mua aty.

A do të luajë Salah? Nuk mund t’i zëvendësoj të gjithë, sepse në fushë duhet të zbresim 11 lojtarë. E sigurt është që do bëj rotacion por në fushë do të hedh një 11-she konkurruese.

Në Champions janë edhe 5 zëvendësime, nuk mund të harrohet ky fakt. Gjithsesi duam ta mbyllim grupin me një paraqitje pozitive”, deklaroi Jurgen Klopp.