“Heq dorë nga Neymar, më shit Mbappe”, zbulohet plani i çmendur i Realit

550
Real Madrid po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurosh për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe, raporton “Don Balon”. “Los Blancos” shpresonin ta merrnin Mbappe verën e kaluar, por u mposhtën në përpjekjet e tyre nga një ofertë prej 180 milionë eurosh, fillimisht për huazim dhe këtë verë për blerje, e bërë prej gjigantëve të Ligue 1.
Tani, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, shpreson ta tërheqë PSG-në pas vetes, që ta shesë të riun francez, duke premtuar se do ta braktisë ndjekjen dhe interesimin për Neymar, nëse Mbappe lejohet të largohet nga Franca.
Ka qenë Sergio Ramos, ai që e ka “revolucionarizuar” sfidën Bayern Munich-Real Madrid me një filtrim zanor: “Florentino Pérez tashmë po punon për një nënshkrim të befasishëm prej 200 milionë eurosh”. Kapiteni i Real Madridit me siguri që di shumëçka. Dhe, në këtë rast, kjo nuk ka të bëjë fare me Harry Kane, por është diçka shumë më e zhurmshme: Kylian Mbappé, shkruan telesport.
Florentino Perez ka qenë i bindur se gjëja më e mirë për Real Madridin është të rrezikojë gjithçka për gjithçka, sepse bëhet fjalë për një lojtar, i cili thirret që të shënojë një epokë të tërë në futbollin europian. Mbappé shkëlqeu në radhët e Monakos, por pronari i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ofroi 180 milionë euro verën e kaluar, duke e marrë talentin francez në formë huazimi dhe pastaj blerje të plotë të kartonit të tij. Por, UEFA e ka vënë nën hetim klubin parizien, për shkelje të “fair-play financiar”, ndaj drejtuesit e PSG-së duhet t’i “pastrojnë disi dollapët”.
Sigal