Hasi-Shaqiri, shqiptarët e Ligës së Kampioneve

459
Sigal

Besniku është në rolin e zëvendëstrajnerit të Anderlehtit, ndërsa Xherdani me kampionët e Bajernit

Edhe pse klubeve shqiptare, ndoshta do t’u dihen vite të tëra të mbërrijnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve – Skëndrbeu këtë edicion u eliminua në turin e tretë eliminator nga kazakikistanezët e Shahker Karagandës, sërish në kompiticionin më prestigjioz për klubet në Europë dhe në Botë, nuk do të mungojnë shqiptarët, madje ata janë dy kosovarë, madje Xherdani Shaqiri është edhe kampion në fuqi i Europës. Më parë në Ligën e Kampioneve kanë luajtur edhe Lorik Cana me Olimpikun e Marsejës; Igli Tare me Lacion; Besart Berisha me Hamburgun, Besnik Hasi me Anderlehtin, Kliton Bozgo me Mariborin, Arjan Beqaj me Anorthosis Famagustën.

BESNIK HASI

Ish-mbrojtësi dhe ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare (47 ndeshje, 2 gola) është që nga viti 2008 ndihmëstrajneri i Anderlehtit. Skuadra belge do të përballet sot me portugezët e Benfikës, në një grup ku bëjnë pjesë edhe francezët e Paris Sën Zhermenit dhe grekët e Olimpiakosit të Pireut. Gjakovari 41-vjeçar ka luajtur edhe vetë si lojtar në kompeticionin e Ligës së Kampioneve. Ish-kandidati për stolin e Shqipërisë, përpara ai ta refuzonte atë, duke i dhënë mundësinë italianit Xhani De Biazi, ka një përvojë të mirë në këtë aktivitet. Në karrierën 20-vjeçare të Hasit (1988-2008), Hasi ka luajtur në Belgjikë me klube të njohura si Anderlehti, Genku, Lokereni dhe Sërkël Bryxhi, sikundër ka luajtur edhe në Kroaci dhe Gjermani.

XHERDAN SHAQIRI

Mesfushori kosovar, i natyralizuar si zviceran vjen sot kundër CSKA-së së Moskës me statusin e kampionit të Europës, me Bajernin e Munihut. Gjermanët e drejtuar nga Jup Hejnkesi fituan tre trofetë e mundshëm: kampionatin gjerman, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampioneve të Europës. Bajerni këtë edicion drejtohet nga spanjolli Pep Guardiola, i cili ka fituar dy Liga të Kampioneve me Barcelonën. Mesfushori Shaqiri është në sezonin e tij të dytë me Bajernin dhe tashmë 21-vjeçari është një lojtar më i pjekur. Xherdani, i cili fiton 2.6 milionë euro sezon, dhe shihet si një pasues i holandezit Arjen Roben te bavarezët ka më shumë minuta në këmbë dhe pritet të luajë ndaj rusëve, sikundër më pas edhe modestëve të Viktoria Pilzenit dhe anglezëve të Mançester Sitit.

  Reali, mbreti i Europës

Reali i Madridit është skuadra që e ka fituar më shumë herë trofeun e Ligës së Kampioneve, apo Kupën e Kampioneve siç quhej dikur. Madrilenët e kanë fituar 9 herë. Milani e ka fituar 7 herë, ndërsa Liverpuli dhe Bajerni nga 5 herë.

Kryeson Spanja

Spanja është vendi që, e ka fituar më shumë herë Ligën e Kampionev: 13 herë (Reali 9, Barcelona 4). Italia vjen e dyta me 12 suksese, po aq sa Anglia. Gjermania e ka fituar shtatë herë, ndërsa gjashtë e ka fituar Holanda.

  Fitoret më të thella

Janë shumë ekipe që kanë fituar thellësisht ndaj kundërshtarëve të tyre, duke shënuar 10 apo më shumë gola. Dinamo e Bukureshtit mundi 11-0 Krusaders nga Irlanda e Veriut në vitin 1973. Fejenordi mundi Rejkavikun e Islandës 12-2 në vitin 1969.

 Fituesit, babë e bir

Anxhelo Morati dhe Masimo Morati, babë e bir, janë presidentët e vetëm që janë fituar me një të njëjtën skuadër, Interin e Milanos. Anxhelo Morati fitoi në edicionet 1963-1964 dhe 1964-1965, ndërsa Masimo Morati në edicionin 2009-2010.

 31 shtete të pranishme

31 shtete kanë sjellë ekipet e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Spanja kryeson me 13 ekipe pjesëmarrëse në Ligën e Kampioneve. Është vendi që ka paraqitur më shumë skuadra në fazën e grupeve, qysh kur kompeticioni ka këtë emër.

Skuadrat e pamundura

Shumë skuadra ja kanë dalë të fitojnë Ligën e Kampioneve pa pësuar humbje gjatë ecurisë së kompeticionit: Milani, Liverpuli, Ajaksi, Mançester Junaitid, Barcelona, Interi, Crevena Zvezda, Olimpiku i Marsejës.

  Sot do të luhen tetë ndeshjet e para, ndërsa nesër kompletohet dita e parë me tetë të tjerat

 Rikthehet spektakli

  Rikthehet Liga e Kampioneve me ndeshjet e ditës së parë në grupe. Sot, do të jetë radha e 16 skuadrave të para, për t’u pasuar nesër me po aq të tjera. Juventusi do të luajë në Danimarkë kundër Kepenhagenit, dhe fitorja e kampionëve të Italisë është në kuotën e 1,35, ndërkohë që barazimi është 4,75, ndërsa fitorja e të zotëve të shtëpisë në 8,25. Duke mbetur te skuadrat italiane, Napoli do të luajë të mërkurën kundër nënkampionëve të Gjermanisë, Borusias së Dortmundit, ndërsa Milani kundër Sëlltikut të Gllazgout. Për kuqezinjtë nga Milano fitorja vlerësohet 1,42, barazimi 4,40 dhe fitorja e skocezëve 7. Napoli i Benitezit do të përballet me Borusia Dortmundin e Klopit, por italianët, sipas “Bëin”, shihen si favoritë: 2,35, ndaj 2,90 të gjermanëe, ndërkohë që barazimi është fiksuar në 3,30. Në ndeshjet e tjera, fitorja e CSKA së Moskës kundër Bajernit të Munihut, mbajtëses së titullit është vlerësuar në shifrën e pazakontë: 12,50. Gjithsesi, “rekordin” e mban Ajaksi kundër Barcelonës, fitorja e holandezëve arrin në 15,50. Fitore të lehta janë parashikuar edhe për Mançester Junaitid dhe Mançester Sitin, të impenjuara respktivisht kundër Bajer Leverkuzenit (1,67) dhe Viktoria Plzen (1,62). Favorit është dhe Çelsi kundër Bazelit (1,28).

FINALJA NË LISBONË

 Finalja e këtij sezoni do të luhet në stadiumin “Da Luz” të Lisbonës më 22 maj 2014. Edicionin e kaluar finalja e madhe u luajt në “Uembli” të Londrës, me dy ekipe gjermane që diskutuan titullin: Bajernin e Munihut, që fitoi 2-0 me Borusian e Dortmundit.

LIGA E KAMPIONEVE

DITA E PARË/ NDESHJET E SOTME

GRUPI A

Mançester Jun.-Bajer Lev. 20:45

Real Sociedad-Shahktar D.  20:45

GRUPI B

Kopenhagen-Juventus        20:45

Gallatasaraj-Real Madrid   20:45

GRUPI C

Benfika-Anderleht          20:45

Olimpiakos-PSG             20:45

Grupi D

Bajern Munih-CSKA Moskë    20:45

Viktoria Pl.-Mançes.Siti   20:45

Bastet për titullin, Bajerni favoriti kryesor

 Një kuartet i Bundesligës do të nisën misionin e vështirë, për të mbrojtur imazhin e futbollit gjerman në Europë. Midis tyre janë dy finalistët e edicioni të kaluar, Bajerni dhe Borusia e Dortmundit, si dhe Shalke me Bajer Leverkuzenin. Kjo është hera e parë, pas 12 vjetësh, që Bundesliga përfaqësohet me katër ekipe në fazën e grupeve, në një kompeticion që vlen miliona euro. 115 ditë pas triumfit të tyre në “Uembli” të Londrës, Bajerni i Munihut synon të bëhet skuadra e parë që mbron titullin qysh kur Kupa e Kampioneve e dikurshme ndryshoi emrin në Ligën e Kampioneve dhe formatin e zhvillimit të kompeticionit. “Ne nuk e nisim kurrë një aktivitet, vetëm për të marrë pjesë. Ne dëshirojmë të arrijmë sa më lart që të jetë e mundur”, tha për mediat gjermane drejtori sportiv, Matias Zamer. Kompania e njohur e basteve, “BËIN”, ka parishikuar edhe koeficientët e fituesve të mundshëm të Ligës së Kampioneve. Kështu, favoriti kryesor mbetet Bajerni i Munihut në kuotën 1/4.50, i ndjekur nga janë Reali i Madridit dhe Barcelona me 1/5.50. Juventusi është në kuotën 1/10, ndërkohë që shanset që ta fitojë Milani dhe Napoli janë 1/25.