Harry Kane shpërblehet nga FIFA

616
Sigal

Anglia arriti një fitore tenistike ndaj Panamasë, në ndeshjen e dytë të grupit G.

“Tre Luanët” e mbyllën me shifrat e thella 6-1, dhe tashmë e shohin veten të kualifikuar, teksa vendi i parë do të vendoset me Belgjikën, në ndeshjen e fundit direkte mes tyre.

Harry Kane shënoi 3 herë për ekipin e Southgate, dy herë gjeti rrjetën me kokë mbrojtësi Stons, ndërsa një gol e shënoi edhe Lingard. Golin e nderit për Panamanë e shënoi Baloi.

Me këtë tripletë kapiteni i Anglisë ngjitet në kuotën e 5 golave, duke kaluar Cristiano Ronaldon (4) dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë deri tani i Botërorit.

Sulmuesi i Tottenhamit mori edhe një “shpërblim” nga FIFA, duke u zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes.