Hap i gabuar i Teutës, vlonjatët rezistojnë edhe me 10 futbollistë

404
Sigal

Flamurtari i bën “dhuratë” Partizanit

E diel, më 27 janar, ora 17:00
Stadiumi “Niko Dovana”, Durrës

Teuta – Flamurtari 1-1

Shënues Traore 27’/Batha 12’(pen)

Edhe pse i “sakatuar” nga largimet e përditshme, Flamurtari do ta befasonte Teutën, jo vetëm me atë gol në të 12’ kur Batha do të realizonte avantazhin me atë penallti të ekzekutuar saktësisht, por edhe me rezultatin përfundimtar. Teuta do ta dominonte lojën, por pa mundur ta ndryshonte rezultatin në favorin e saj. Nga ana tjetër futbollistët miq kanë mundur të rezistojnë, edhe pse në të 59’ gjyqtari i takimit do ‘ti linte me 10 futbollistë . Veliu do ndëshkohej me karton të kuq, çka ia vështirësoi situatën vlonjateve, të cilët arritën ta përballonin takimin duke e ruajtur rezultatin e pjesës së parë.

Trajneri Daja: Ndonjëherë situatat e vështira kthehen në motivim. Ajo që dua të veçoj është grinta e lojtarëve. ata janë profesionistë. Por duhet të bëjmë diçka për vazhdimin e kampionatit, për objektivat që kemi. Pa sulmues qendror, sot bëmë një lojë të mirë.

Teuta: Celesti, Frashëri, Beqja, Osmani, Bicaj, Avdyli, Progni, Traore, Kamara, Kallaku, Sidibe. Trajner: B Shkëmbi.

Flamurtari: Koliçi, Veliu, Torasa, Mustafa, Kotobelli, Useini, Deliaj, Musta, Batha, Alla, Kale. Trajner: I. Daja.