Hakmarrje për nder në “San Siro”, Juventusi thyen Interin me Ronaldon

176
Sigal

Juventusi ka fituar me rezultatin 1-2 ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë përballë Interist.

Cristiano Ronaldo edhe njëherë mori rolin e protagonistit dhe shënoi dy herë në portën e zikaltërve për të marrë një fitore të rëndësishme në këtë kompeticion.

Interi kaloi i pari në avantazh me Lautaro, por një penallti e dhënë për Juventusin në minutën e 25, për një tërheqje ndaj Cuadratos, ndryshoi balancat e lojës. 10 minuta më vonë një mosmarrëveshje mes mbrojtësit dhe Handanoviç solli dhe golin e dytë të Ronaldos.

Djemtë e Conte shtuan përpjekjet përpara zonës së kundërshtarëve, por rezultati mbeti i pandryshuar falë dhe disa pritjeve të Buffon. Tashmë gjithçka mbetet për t’u vendosur pas një jave në Torino, ku zikaltërve iu rikthehet dhe Lukaku i skualifikuar në këtë ndeshje pas përplasjes me Ibrahimoviç.


Goli i Cristiano Ronaldos 1 – 2 : 

Goli i Cristiano Ronaldos 1 – 1 : 

Goli i Lautaro Martinez 1 – 0 :