Habit futbollisti i njohur anglez: Kur të vdes, hirin e trupit tim shpërndajeni në stadium

211
Sigal

Mbrojtësi i Totenhemit, Erik Dier, ka bërë një deklaratë tepër të çuditshme teksa dha një intervistë për “ES Magazine”.

Ai u shpreh se pas vdekjes dëshironte që hiri i trupit të tij të shpërndahej në stadiumin e Totenhemit.

“Kur të vdes të më varrosnin në stadiumin e Totenhemit do të ishte mirë. Do të dëshiroja që hiri i trupit tim të shpërndahej në Totenham Hotspur Stadium. Unë nuk kam ndonjë lidhje të fortë ne Londrën përveç Totenhemit, kështu që më e mira do të ishte aty, se sa të më varrosnin diku tjetër,” u shpreh ai.

27-vjeçari luan prej 7 sezonesh me Totenhemin. Ai është rritur në Portugali, por siç ka deklaruar edhe vetë lidhja me Anglinë është tepër e fortë pasi është pjesë e skuadrës së Totenhemit.