Guardiola “tradhëton” City-n: Më josh stoli i kombëtares së …

558
Sigal

Pep Guardiola sapo na zbuloj një ëndërr të tij që ka projektuar ta realizoj në vitet në vijim.

Tekniku katalanas ka deklaruar se një nga objektivat e tij është që të zë stolin e skuadrës kombëtare.

A nuk ëndërron çdo trajner i suksesshëm për të trajnuar një ekip kombëtar? Unë dua të jem në Kampionatin Botëror apo Kampionatin Europian edhe një herë tjetër.

“Tani për tani, dua të qëndroj aty ku jam. Por nëse dikush më ofron këtë gjë në të ardhmen do e pranoja me kënaqësi.

“Gjithmonë besoj që njerëzit anglezë duhet të jenë menaxher për ekipin kombëtar, brazilianët duhet të jetë menaxher i ekipit brazilian dhe kështu me radhë. Kjo ka të bëj më tepër me filozofinë e tyre për lojën, pasi e njohin skuadrën kombëtare.“-përfundoi tekniku i Manchester City-t, Pep Guardiola.

Momentalisht Guardiola po shijon pushimet pas një sezoni fantastik në krye të Manchester City-t, të cilët këtë sezon i shpalli kampion të Premier League.